By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Prano
MetabolizëmMetabolizëmMetabolizëm
Njoftime Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
    • Shëndeti nënës dhe fëmijes
    • Veganizëm
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
    • Akupunturë
    • Herbalizëm
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
    • Video
    • Podkast
    • Histori
    • Business
  • Blog
  • Abonohu
  • Profili im
    • Artikujt e mi
    • Artikujt te ruajtura
    • Historiku i leximeve
Search
Duke lexuar: Meditimi nuk është vetëm qetësi: Si mund të ndryshojë mënyrën se si reagojmë
Shpërndaje
MetabolizëmMetabolizëm
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
  • Blog
  • Abonohu
  • Profili im
Search
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
    • Shëndeti nënës dhe fëmijes
    • Veganizëm
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
    • Akupunturë
    • Herbalizëm
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
    • Video
    • Podkast
    • Histori
    • Business
  • Blog
  • Abonohu
  • Profili im
    • Artikujt e mi
    • Artikujt te ruajtura
    • Historiku i leximeve
Keni një llogari ekzistuese? Hyr
Na Ndiqni
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy & Policy
© 2024 Metabolizem.com All Rights Reserved. Development by webpro.al
Metabolizëm > Meditim > Meditimi nuk është vetëm qetësi: Si mund të ndryshojë mënyrën se si reagojmë
Meditim

Meditimi nuk është vetëm qetësi: Si mund të ndryshojë mënyrën se si reagojmë

Altin Joka
Përditësimi i fundit: 5 Shtator, 2026 11:00 am
Altin Joka
20 orë më parë
Shpërndaje
Shpërndaje

Të ngadalësosh ritmin, të përqendrohesh te momenti dhe të mos reagosh menjëherë ndaj çdo mendimi mund të ndryshojë mënyrën se si përjetojmë përditshmërinë. Kjo është një nga përfundimet e ekspertëve të psikologjisë në Northeastern University.

Mendimet na shoqërojnë gjatë gjithë ditës. Në mëngjes mund të mendojmë për detyrat që kemi për të bërë, ndërsa në mbrëmje mund të rikthejmë në mendje bisedat apo situatat që kanë ndodhur gjatë ditës.

Shpesh, mendja udhëton mes të shkuarës dhe të ardhmes, ndërsa ne humbasim atë që po ndodh pikërisht në momentin që po jetojmë.

Këtu hyn mindfulness, praktika e përqendrimit te momenti i tanishëm. Meditimi është një nga mënyrat për ta zhvilluar këtë aftësi, zakonisht duke qëndruar në qetësi dhe duke e përqendruar vëmendjen te frymëmarrja.

Të ngadalësosh mendjen është hapi i parë

Sipas ekspertëve të intervistuar nga Northeastern Global News, përpara se të ndryshojmë mënyrën se si reagojmë, duhet fillimisht të kuptojmë se çfarë po ndodh në mendjen tonë.

Në një shoqëri ku njerëzit përpiqen të bëjnë disa gjëra njëkohësisht, kjo mund të jetë e vështirë.

Por ajo që ne e quajmë “multitasking” nuk do të thotë domosdoshmërisht se po kryejmë disa detyra në të njëjtën kohë. Në shumë raste, mendja thjesht kalon me shpejtësi nga një detyrë te tjetra.

Mindfulness nxit të kundërtën: të përqendrohemi te një gjë në një kohë.

Kjo mund të na ndihmojë të vëmë re edhe momentet e vogla që zakonisht humbasim gjatë ditës.

Mendimet nuk janë identiteti ynë

Një tjetër ide e rëndësishme është të mos e identifikojmë veten plotësisht me mendimet që kemi.

Ndonjëherë njerëzit krijojnë etiketa për veten: “duhet të jem kështu”, “duhet të bëj këtë”, “duhet të jem më i mirë”.

Edhe kapja pas mendimeve mund të krijojë vuajtje dhe stres.

Meditimi mund të ndihmojë që njeriu t’i vëzhgojë këto mendime pa u lidhur menjëherë me to. Një nga teknikat është rikthimi i vëmendjes te frymëmarrja sa herë që mendja largohet.

Mendja që endet nuk do të thotë se po meditoni gabim

Një nga keqkuptimet më të zakonshme te njerëzit që sapo kanë nisur të meditojnë është ideja se duhet të arrijnë një gjendje ku nuk mendojnë për asgjë.

Ekspertët thonë se mendja që endet është pjesë normale e procesit.

Qëllimi nuk është të ndalohen mendimet, por t’i vërejmë ato dhe ta rikthejmë vëmendjen te momenti i tanishëm, pa e gjykuar veten.

Pra, nëse gjatë meditimit mendoni për punën, familjen, një problem apo një detyrë që duhet të kryeni, kjo nuk do të thotë se keni dështuar.

Thjesht rikthejeni vëmendjen te frymëmarrja.

Meditimi nuk të bën domosdoshmërisht të ndihesh mirë që në fillim

Një tjetër aspekt interesant është se një seancë meditimi nuk duhet të jetë patjetër e këndshme.

Një nga ekspertet e intervistuara tregoi se përvoja e saj e parë me meditimin e la të lodhur, të irrituar dhe të plogësht.

Por duke qëndruar me atë ndjesi dhe duke mos reaguar menjëherë ndaj irritimit, ajo filloi të kuptonte një ndryshim të rëndësishëm: në vend që të reagonte menjëherë, po mësonte të përgjigjej më me mendim.

Kjo është një nga idetë kryesore të meditimit. Jo të eliminojmë çdo emocion negativ, por të krijojmë pak hapësirë mes asaj që ndiejmë dhe mënyrës se si reagojmë.

Përfitimet mund të shfaqen edhe pasi përfundon meditimi

Ekspertët e përshkruajnë meditimin si një proces afatgjatë. Përfitimet nuk duhet të kërkohen vetëm gjatë minutave që qëndrojmë të ulur në heshtje.

Ato mund të shfaqen më vonë, në mënyrën se si sillemi me njerëzit, si përballemi me stresin dhe si reagojmë ndaj situatave që më parë mund të na irritonin.

Një nga ekspertet e intervistuara tha se edhe fëmijët e saj e kanë vënë re ndryshimin në sjelljen e saj pas meditimit.

Meditimi si një mënyrë për të krijuar hapësirë

Në një ditë të mbushur me njoftime, telefonata, lajme dhe rrjete sociale, meditimi mund të jetë një mënyrë për të krijuar pak hapësirë mes njeriut dhe reagimit të menjëhershëm.

Qëllimi nuk është të boshatisësh mendjen, por të mësosh ta vëzhgosh atë.

Dhe ndoshta pikërisht aty qëndron një nga vlerat më të mëdha të mindfulness. Të na ndihmojë të jemi më të pranishëm në jetën që po ndodh tani, në vend që të kalojmë gjithë ditën duke udhëtuar mes asaj që ka ndodhur dhe asaj që mund të ndodhë.

Ju gjithashtu mund të Lexoni

11 arsye pse ndiheni të lodhur? Këshilla sesi të menaxhoni

Përse sëmuren njerëzit? 4 arsye sipas mjekësisë kineze!

NUK DI TË MEDITOSH? EJA TË MESOJMË HAPAT E PARË/ÇFARË DUHET TË KEMI PARASYSH?

Përqafoni një pemë/ ARSYEJA do ju befasojë!

NJIHUNI ME “FIKA”: RITUALI SUEDEZ I KAFESË, LIDHJES DHE QETËSISË

Etiketuar:meditimiqetesiareagimi
Ndani këtë artikull
Facebook Email Printo
A ju pëlqeu Artikulli?
Love0
Sad0
Happy0
Sleepy0
Angry0
Dead0
Wink0
Artikulli i mëparshëm 24 ëmbëlsira franceze që mund t’i përgatisni në shtëpi
Lini një koment

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Merni në kohë reale të gjitha publikimet e reja drejt e në adresën tuaj të emailit

S’dërgojmë mesazhe të padëshiruar! Për më tepër të dhëna, lexoni 1 rregullat tona të privatësisë.

Subscribe u krye me sukses Kontrolloni emailet tauja ose dosjen Spam të emaileve të padëshiruara, që të ripohoni pajtimin tuaj si Subscriber.

Na ndiq ne social

76kLike
34.2kFollow
2.4kSubscribe
30.5kFollow

Merni në kohë reale të gjitha publikimet e reja drejt e në adresën tuaj të emailit

S’dërgojmë mesazhe të padëshiruar! Për më tepër të dhëna, lexoni 1 rregullat tona të privatësisë.

Subscribe u krye me sukses Kontrolloni emailet tauja ose dosjen Spam të emaileve të padëshiruara, që të ripohoni pajtimin tuaj si Subscriber.

 

Më të lexuarat

Muzika kundër ankthit: 24 minuta koha ideale për qetësim
Shendeti mendor
Shëndeti nuk matet vetëm me analiza: Ja çfarë duhet të kemi parasysh
Keshilla FALAS
Palestra nuk mjafton: 3 gjëra që ndryshojnë trupin
Keshilla FALAS
Mund të jetë në ushqimin tuaj pa u dalluar: Çfarë duhet të dini për Cyclospora
Nutricion
“Për bebe”, por me shumë sheqer, 1 në 4 produkte tejkalon rekomandimet
Shendeti nenes dhe femijes

Kontakt

Tiranë , 2001, Albania
info@metabolizem.com
Forgot Password?
© 2026 Metabolizem.com. Development by webpro.al
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy & Policy
Mirë se vini!

Hyni në llogarinë tuaj

Username ose adresa e emailit
Passwordi

Keni harruar Passwordin?

Nuk jeni anëtar? Regjistrohu