Nga DIOLA DOSTI
Rruga më e mirë për të nxitur autofaginë ngelet konsumi i ushqimit në një vakt njëherësh, dhe sigurisht që kjo gjeneron diskomfort.
Por, fatmirësisht ka ushqime që nxisin autofaginë dhe ju mund të ndiheni më komfort me to, sic është përshembull kafja.
Një grup kërkuesish norvegjezë bënë një punim shkencor me një gjetje të pabesueshme në 1986. Konsumi i kafes lidhej me reduktimin e inflamacionit të mëlcisë. Sigurisht që duke filluar që në atë kohë, studime të tjera duheshin bërë për këtë të dhënë, që i cuditi të gjithë. Per shembull në SHBA, kërkuesit panë se pacientët me sëmundjet e mëlcisë, nëse konsumonin më shumë se dy kafe në ditë, kishin më pak risk për zhvillimin e sëmundjeve kronike të mëlcisë.
Pra, kafja doli si një stimulant shumë i mirë i autofagisë që sigurisht është fshesa kryesore e pastrimit të mëlcisë.
Por …mos u mashtroni nga kafja me aciditet të ulët sepse aciditeti i ulët i referohet nivelit të ulët të acidit klorogjenik, gjë që nuk na duhet. Prodhimet e kafes me aciditet të ulët shkatërrojnë komponentët e aktivizimit të autofagisë.
A duhet shtuar qumësht në kafe?
Qumështi zbeh vetitë e kafes. Proteina e qumështit e quajtur kazeinë, lidhet me acidin klorogjenik dhe bllokon përthithjen në aparatin tretës nga 40 përqind deri në 60 përqind. Kafja e zjerë sipas metodes tradicionale, ka nivel më të lartë të acidit klorogjenik, sidomos krahasuar me ekspreson. Megjithatë mos të harrojmë se kemi individualitet biokimik, që do të thotë se jemi të ndryshëm dhe reagojmë në forma të ndryshme. Pra kafja nuk është për te gjithë. Per shembull, njerëzit me glaucoma nuk duhet ta konsumojnë. Apo edhe personat që vuajnë nga pagjumësia.