By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Prano
MetabolizëmMetabolizëmMetabolizëm
Njoftime Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
    • Shëndeti nënës dhe fëmijes
    • Veganizëm
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
    • Akupunturë
    • Herbalizëm
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
    • Video
    • Podkast
    • Histori
    • Business
  • Blog
  • Abonohu
  • Profili im
  • Artikujt e mi
  • Artikujt te ruajtura
  • Historiku i leximeve
Search
Duke lexuar: Prostata e zmadhuar, ushqimet dhe bimët që frenojnë hormonet
Shpërndaje
MetabolizëmMetabolizëm
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
  • Blog
  • Abonohu
Search
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
    • Shëndeti nënës dhe fëmijes
    • Veganizëm
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
    • Akupunturë
    • Herbalizëm
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
    • Video
    • Podkast
    • Histori
    • Business
  • Blog
  • Abonohu
Keni një llogari ekzistuese? Hyr
Na Ndiqni
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy & Policy
© 2024 Metabolizem.com All Rights Reserved. Development by webpro.al
Metabolizëm > Holistik > Prostata e zmadhuar, ushqimet dhe bimët që frenojnë hormonet
Holistik

Prostata e zmadhuar, ushqimet dhe bimët që frenojnë hormonet

Redaksia
Përditësimi i fundit: 3 Maj, 2025 3:49 pm
Redaksia
1 muaj më parë
Shpërndaje
Shpërndaje

Duke u plakur, hunda jonë zgjatet dhe veshët tanë bëhen më të mëdhenj. Në qoftë se ju jeni një burrë, ka shumë të ngjarë që edhe gjëndra juaj e prostatës të zmadhohet. Ngaqë prostata rrethon një pjesë të uretrës, kjo rritje e saj mund të çojë në simptoma të bezdisshme si vështirësi në urinim apo nevojë për të urinuar shumë shpesh. Rritja e jashtëzakonshme e indeve të prostatës është e nxitur nga hormonet. Meshkujt me prostatë të zmadhuar mund të jenë më të rrezikuar për kancer të prostatës, sidomos nëse kanë sindromin metabolik.

 Hani më shumë perime

Hulumtimet kanë treguar se burrat që hanë 10 racione në ditë fruta dhe perime të gjalla kishin 21% më pak rrezik për zgjerim beninj të prostatës (BPH). Studimi i madh përfshiu 18 mijë burra. 10 porcione perimesh në ditë mund të duket shumë, por në qoftë se ju filloni me një omletë perimesh për mëngjes, meze të lehtë me një dyzinë karotash paradite dhe një sallatë të madhe me spinaq e rrepa për drekë, ju jeni në gjysmën e rrugës. Një kombinim i mirë është speca dhe spinaq. Gjithashtu kushtojini vëmendje të veçantë qepëve. Meshkujt që hanë disa herë në javë qepë, kanë më pak probleme me prostatën. Qepët janë të pasura me fitoestrogjene, të cilat konkurrojnë me estrogjenet e trupit dhe frenojnë prodhimin e tepërt të tyre. Një numër studimesh në literaturën mjekësore tregojnë se antioksidantët në shegë, domate, brokoli janë të dobishëm në parandalimin e kancerit të prostatës. Mos harroni se çdo gjë që ju vini në trupin tuaj ndikon në çdo organ të trupit tuaj, duke përfshirë edhe gjëndrën e prostatës.

Hiqni sheqerin dhe yndyrnat e këqija

Hiqni nga menuja sheqerin dhe karbohidratet e thjeshta, si buka e bardhë dhe patatet. Është një mënyrë e mirë për të humbur peshë dhe për t’u mbrojtur nga sheqeri i lartë në gjak. Meshkujt që janë shumë të shëndoshë (që kanë indeksin e masës trupore 35 MBI ose më të lartë) kanë 3.5 herë më shumë shanse të zhvillojnë BPH, në krahasim me meshkujt me peshë normale. Ju duhet të kontrolloni nivelet e kolesterolit. Hormonet si testosteroni prodhohen në mënyrë të çmendur, kur ju keni kolesterol të lartë. Studimet tregojnë se meshkujt me nivele të larta të LDL (“kolesteroli i keq”) ka më shumë të ngjarë që të kenë BPH (prostatë beninje).

Yndyrnat dietike janë një shkak i njohur i kancerit të gjirit, të zorrës së trashë dhe prostatës, sipas një raporti të vitit 1982 të Këshillit Kombëtar të Shkencës. Lloje të mira vajrash si ulliri ekstra i virgjër, gjalpi i kokosit, vaji dhe farat e susamit dhe vaji i lirit do të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe kullimin normal të prostatës. I vetmi rast kur mjekët kundërshtojnë yndyrnat, janë ato shtazore, për të cilat studime të reja po nxjerrin në dritë, se nuk janë ato shkaku i kancerve. Nuk është yndyra në qumështin e lopës shkaku, por galaktoza, që ndikon hormonet e njeriut dhe faktorin e rritjes IGF-1, pasi misioni i qumështit është pikërisht rritja sa më e shpejtë trupore e viçave. Po ashtu, tek mishi, shkaku janë proteinat, që rrisin aktivizimin enzimatik të karcinogjeneve.

Merrni yndyrnat e mira!

Merrni vitaminë E natyrore d-alfa (jo dl-alfa) në dozën 400 IU, merrni 1 kapsulë vaj mëlçie merluci, 1 lugë gjelle vaj farash liri dhe 2 kapsula kapsula vaj lecithine çdo ditë për të përmirësuar metabolizmin e yndyrnave dhe minimizuar oksidimin e tyre si dhe për të rritur qarkullimin e gjakut në prostatë dhe në të gjitha pjesët e trupit. Mënyra më e mirë për të ngrënë vajra të shëndetshëm, janë arrat e papërpunuara dhe farat.

Disa bimë si liri përmbajnë fitoestrogjene (estrogjene bimore). Farat e lirit nuk lejojnë zmadhimin e gjëndrës së prostatës duke bllokuar një enzimë e cila konverton testosteronin në një formë të ndryshme, në dihidiltestosteron, dhe është ky hormon mjaft i fuqishëm, që shkakton rritjen e prostatës. Gjithashtu, fitoestrogjenet e lirit luftojnë efektet e estrogjenit të vetë trupit, një tjetër hormone, që shërben si karburant për rritjen e qelizave të prostatës. Hulumtuesit mendojnë se një arsye që njerëzit në vendet aziatike kanë shkallë më të ulët të BPH-së, në krahasim me ata që jetojnë në vendet perëndimore, është se ata hanë ushqime të pasura me fitoestrogjene. Farat e lirit shtohen lehtë në dietën tonë. Përdorini për të spërkatur sallatën, kosin apo bukën. Gjizë me fara liri dhe vaj liri është një terapi e madhe anti-kancer.

Soja, një aleate e burrave në të 50-tat

Edhe soja përmban fitostrogjene, që njihen me emrin izoflavone dhe në një studim të Departamentit Amerikan të Bujqësisë, Genistein, izoflavoni më i shquar tek soja, pengoi rritjen e qelizave të kancerit të prostates si dhe rriti aftësinë e rrezatimit për të vrarë qelizat e kancerit të prostatës. Por ekziston edhe një qëndrim, sipas të cilit, ndikimi i sojës mbi prostatën varet nga sasia e konsumimit, në mënyrë të ngjashme si konsumi i çokollatës, që në sasi të vogël kontribuon për shëndetin, ndërsa në sasi të mëdha dëmet tejkalojnë përfitimet.

Ushqime të mira për prostatën

• Domate e pjekur (salca punon më mirë)

• Peshk deti

• Fruta pylli (manaferra, thana, boronica etj)

• Arra, bajame, lajthi, fistikë

• Shalqi (mban rekord në lykopen)

• Çaj jeshil

• Fasule

• Brokoli, spinaq, karota etj.

Hithra për prostatën e zmadhuar dhe problemet urinare

Simptomat e BPH-së (Zmadhimi Beninj i Prostatës) shkaktohen nga një gjëndër e zgjeruar e prostatës, që ushtron presion mbi uretrën. Burrat që vuajnë nga BPH, përjetojnë nevoja për urinim të shpeshtë, zbrazje jo të plotë të fshikëzës, urinim të dhimbshëm dhe rrjedhë të reduktuar urinare. Shumë studime klinike konkludojnë se hithra përmban kimikate, që ndikojnë mbi hormonet që shkaktojnë BPH. Ekstrakti i rrënjës së hithrës ka treguar se ngadalëson ose ndalon përhapjen e qelizave të kancerit të prostatës. Rrënja e bimës është përdorur kryesisht për problemet e kanaleve urinare. Hithra vepron si diuretik i përgjithshëm dhe ndihmon në urinimin e vështirë. Përdoret edhe si mjekim popullor për infeksionet e fshikëzës.

 Përzierja bimore ndaj terapisë tradicionale hormonale

Ankesa më e zakonshme e pacientëve me koktejlin e bimëve ishte sikleti gastrointestinal, i ndjekur në disa raste me dobësi, marramendje ose dhimbje momentale. Këto ankesa janë të papërfillshme në krahasim me efektet anësore të terapisë hormonale. Terapia hormonale, e njohur edhe si Terapia e Privimit të Androgeneve (ADT) ka qenë prej kohësh ndër trajtimet standarde për kancerin e prostatës. Kjo qasje përfshin reduktimin e nivelit të testosteronit në trup, që rezulton në efekte anësore afatgjata, si dobësi, anemi, shtim në peshë, rrezik i lartë për thyerje kockash, impotencë seksuale, diabet, sindrom metabolik, sëmundje vaskulare etj.

Tashmë terapitë standarde për kancerin e prostatës i kanë dhëë provat e kufizimeve të tyre. Kështu, më shumë se 40%  e pacientëve që i nënshtrohen prostatektomisë radikale (kirurgjisë) dhe 50% e atyre që i nënshtrohen terapisë së rrezatimit përjetojnë rritje të antigjenit specifik të prostatës (PSA) brenda 10 vjetësh pas terapisë. Kjo gjëndje është e njohur si përsëritje biokimike (BCR) dhe këta pacientë janë të frikësuar se kur do të zhvillojnë metastaza dhe kur do të fillojnë terapinë hormonale ADT. ADT redukton nivelet e testosteronit në trup në mënyrë që të ngadalësojë rritjen e tumorit. Deri më sot, asnjë studim nuk ka treguar një avantazh mbijetese pas fillimit të terapisë hormonale. Për më tepër, ka prova të dëmeve të mëdha të shkaktuara nga ADT, duke përfshirë afshe të nxehta, impotencë, humbje të masës së muskujve, diabet, sëmundje vaskulare, Osteopeni dhe ankth.

• Ekstrakt çaji jeshil

• Ekstakt nga fruti saw palmetto

• Selen

• Lykopen

Ju gjithashtu mund të Lexoni

Çfarë është balta e ngrënshme? Përfitimet dhe efektet anësore

Sindroma e zorrës së rrjedhshme, kush është e vërteta dhe çfarë e shkakton?

Çfarë Është Çamcakëzi ‘ARABICA’ Që Po Bën Mrekulli Në Shëndet ?

KUJDES! PRODUKTET E PASTRIMIT NDIKOJNË SA 20 CIGARE NË MUSHKËRI. PO PËR FËMIJËT…?

Ushqimet dhe kurat për një zemër të fortë dhe ilacet natyrale për dhimbjet e gjoksit 

Ndani këtë artikull
Facebook Email Printo
A ju pëlqeu Artikulli?
Love2
Sad0
Happy0
Sleepy0
Angry0
Dead0
Wink0
Artikulli i mëparshëm 12 kura shtëpiake për dhimbje stomaku
Artikulli i rradhës SMERMIDINA natyrale, ekulibron shëndetin mendor, ul plakjen dhe rrudhat, heq toksinat!
Lini një koment

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Merni në kohë reale të gjitha publikimet e reja drejt e në adresën tuaj të emailit

S’dërgojmë mesazhe të padëshiruar! Për më tepër të dhëna, lexoni 1 rregullat tona të privatësisë.

Subscribe u krye me sukses Kontrolloni emailet tauja ose dosjen Spam të emaileve të padëshiruara, që të ripohoni pajtimin tuaj si Subscriber.

Na ndiq ne social

55kLike
22.1kFollow
2.1kSubscribe
30.3kFollow

Merni në kohë reale të gjitha publikimet e reja drejt e në adresën tuaj të emailit

S’dërgojmë mesazhe të padëshiruar! Për më tepër të dhëna, lexoni 1 rregullat tona të privatësisë.

Subscribe u krye me sukses Kontrolloni emailet tauja ose dosjen Spam të emaileve të padëshiruara, që të ripohoni pajtimin tuaj si Subscriber.

 

Më të lexuarat

STRESI: ‘Vrima e zezë’ e shëndetit dhe mënyrat më efektive për lehtësimin e tij!
Podkast
𝐋ë𝐧𝐠u më i fuqishëm se çdo 𝐀𝐧𝐭𝐢𝐛𝐢𝐨𝐭𝐢𝐤
Herbalizem Nutricion
Si të përgatisni vajin e kastravecit dhe për cfarë shërben
Keshilla FALAS
Një mënyrë e fshehtë e fshehtë për ta bërë sheqerin të duket i shëndetshëm
Nutricion
Manteli i zonjës, çfarë është dhe si përgatitet “çaji i mitrës së lumtur”?
Keshilla FALAS

Kontakt

Tiranë , 2001, Albania
info@metabolizem.com
Forgot Password?
© 2025 Metabolizem.com. Development by webpro.al
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy & Policy
Mirë se vini!

Hyni në llogarinë tuaj

Username ose adresa e emailit
Passwordi

Keni harruar Passwordin?

Nuk jeni anëtar? Regjistrohu