By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Prano
MetabolizëmMetabolizëmMetabolizëm
Njoftime Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
    • Shëndeti nënës dhe fëmijes
    • Veganizëm
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
    • Akupunturë
    • Herbalizëm
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
    • Video
    • Podkast
    • Histori
    • Business
  • Blog
  • Abonohu
  • Profili im
  • Artikujt e mi
  • Artikujt te ruajtura
  • Historiku i leximeve
Search
Duke lexuar: DONI TË PLAKENI SHËNDETSHËM? HANI PROTEINA..
Shpërndaje
MetabolizëmMetabolizëm
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
  • Blog
  • Abonohu
Search
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
    • Shëndeti nënës dhe fëmijes
    • Veganizëm
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
    • Akupunturë
    • Herbalizëm
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
    • Video
    • Podkast
    • Histori
    • Business
  • Blog
  • Abonohu
Keni një llogari ekzistuese? Hyr
Na Ndiqni
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy & Policy
© 2024 Metabolizem.com All Rights Reserved. Development by webpro.al
Metabolizëm > Nutricion > DONI TË PLAKENI SHËNDETSHËM? HANI PROTEINA..
NutricionVeganizem

DONI TË PLAKENI SHËNDETSHËM? HANI PROTEINA..

Redaksia
Përditësimi i fundit: 25 Prill, 2024 9:13 pm
Redaksia
1 vit më parë
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga INDRIT TILA

Konsumimi i më shumë proteinave mund të ndihmojë gratë të kenë një plakje të shëndetshme, – sugjeron një studim i ri. Por, lloji i proteinave që zgjidhni ka rëndësi...

Të konsumosh mjaftueshëm proteina është thelbësore për shëndetin e grave me kalimin e kohës dhe burimet me bazë bimore si tofu dhe fasulet mund të jenë veçanërisht të dobishme.

Proteina, një lëndë ushqyese kryesore për ndërtimin e muskujve, mund të luajë një rol të rëndësishëm në plakjen e shëndetshme të grave.

Studiuesit zbuluan se gratë që hanin më shumë proteina, veçanërisht nga bimët, qëndruan më të shëndetshme ndërsa u plaken.

Burimet ushqyese të proteinave me bazë bimore përfshijnë bishtajoret, drithërat, arrat dhe farat.

Nëse shpresoni të plakeni me hijeshi, marrja e mjaftueshëm e proteinave mund të jetë një vendim i mirë, sugjeron një studim i ri.

Gratë që hanin më shumë proteina, veçanërisht nga burimet me bazë bimore si fasulet dhe drithërat, kishin shëndet më të mirë ndërsa plaken, sipas një studimi të botuar më 17 janar në The American Journal of Clinical Nutrition.

Studiuesit nga Universiteti Tufts studiuan të dhënat nga më shumë se 48,000 gra, profesioniste të kujdesit shëndetësor nga viti 1986 deri në vitin 2016. Studimi ndoqi gratë që ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe midis të 30-tave deri në të 50-at në fillim të studimit.

Studiuesit analizuan te dhenat e asaj se cfarë hanin gratë për të evidentuar se sa proteina po merrnin në total dhe e krahasuan rezultatin me rezultatet e tyre të përgjithshme shëndetësore.

Ata zbuluan se gratë që hanin më shumë proteina kishin dukshëm shkallë më të ulët të sëmundjeve kronike të lidhura me plakjen, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, kancerin, diabetin dhe demencës.

 Studiuesit matën marrjen e proteinave bazuar në përqindjen e kalorive totale – për shembull, pjesëmarrësit që morën rreth 18% të kalorive totale nga proteinat kishin më shumë gjasa të ishin më të shëndetshme sesa ata që merrnin vetëm 15% të kalorive nga proteinat.

Por jo të gjitha proteinat ishin po aq të dobishme, sipas Andres Ardisson Korat, autori kryesor i studimit dhe një shkencëtar në Qendrën Kërkimore të Ushqyerjes Njerëzore Jean Mayer USDA mbi plakjen në Universitetin Tufts.

Përfitimet më të mëdha u panë tek gratë që konsumonin kryesisht proteina me bazë bimore – ato kishin 46% më shumë gjasa se bashkëmoshatarët e tyre të qëndronin të mbrojtura nga sëmundjet e mëdha kronike dhe dëmtime të tjera fizike dhe mendore ndërsa plaken.

Nga ana tjetër, gratë që konsumonin më shumë proteina me bazë shtazore si mishi i viçit, qumështi dhe vezët kishin 6% më pak gjasa për të ruajtur shëndetin e tyre, pjesërisht për shkak të shqetësimeve si kolesteroli më i lartë. Megjithatë, ato ishin akoma më të shëndetshme se gratë që hanin më pak proteina në përgjithësi.

Ngrënia e më shumë ushqimeve me bazë bimore mund t’ju ndihmojë të merrni lëndë ushqyese thelbësore, sic janë dhe proteinat.

Burimet me bazë bimore të proteinave përfshijnë bishtajore si: fasulet, qiqrat dhe soja, drithërat si: tërshëra dhe quinoa, si dhe arrat dhe farat.

Studiuesit verifikuan se ushqimet me bazë bimore mund të kenë qenë të dobishme në studim, sepse ato janë të pasura me lëndë ushqyese si fibra, vitamina dhe komponime të quajtura polifenole që largojnë inflamacionin.

Proteina është gjithashtu çelësi për ndërtimin e muskujve, një faktor i rëndësishëm në parandalimin e dobësisë ndërsa plakemi.

Nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar se çfarë mund të shkaktojë rritjen e dukshme shëndetësore të ngrënies së proteinave me bazë bimore. Studimet e ardhshme gjithashtu mund të ndihmojnë në zbulimin se kush mund të përfitonte pasi demografia në këtë studim ishte e kufizuar për gratë e një grupmoshe dhe profesioni të caktuar.

Rezultatet sugjerojnë gjithashtu se është një ide e mirë të filloni të hani mjaft proteina në vitet tuaja të rinisë përpara se të shfaqen probleme shëndetësore.

“Marrja e shumicës së proteinave nga burimet bimore në moshën e mesme, plus një sasi të vogël të proteinave shtazore duket të jetë e favorshme për shëndet të mirë dhe të një jetese të mirë për moshat më të vjetra,” – thotë Korat.

Ju gjithashtu mund të Lexoni

MITI I FIBRAVE: A ndihmojnë me të vërtetë fibrat kundër kapsllëkut?

Si ndikon ushqimi në gjumë: A mund t’ju shkaktojë djathi makthe?

6 kombinimet e dëmshme të mjaltit dhe 4 kombinimet më të mira

Shallots/ qepë me veti kundër kancerit dhe përmirësuese të zemrës

SI MUND TË BËNI NJË DITË PASTRIM ME LENGJE NGA ORA 08.00-19.00 / NDIQNI PROÇESIN HAP PAS HAPI

Ndani këtë artikull
Facebook Email Printo
A ju pëlqeu Artikulli?
Love1
Sad0
Happy1
Sleepy0
Angry0
Dead0
Wink0
Artikulli i mëparshëm A E DINI PSE URINA KA NGJYRË TË VERDHË?
Artikulli i rradhës NUK DOBËSOHENI DOT? PROVO METODËN E AGJËRIMIT CIKLIK..
Lini një koment

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Merni në kohë reale të gjitha publikimet e reja drejt e në adresën tuaj të emailit

S’dërgojmë mesazhe të padëshiruar! Për më tepër të dhëna, lexoni 1 rregullat tona të privatësisë.

Subscribe u krye me sukses Kontrolloni emailet tauja ose dosjen Spam të emaileve të padëshiruara, që të ripohoni pajtimin tuaj si Subscriber.

Na ndiq ne social

76kLike
34.2kFollow
2.4kSubscribe
30.5kFollow

Merni në kohë reale të gjitha publikimet e reja drejt e në adresën tuaj të emailit

S’dërgojmë mesazhe të padëshiruar! Për më tepër të dhëna, lexoni 1 rregullat tona të privatësisë.

Subscribe u krye me sukses Kontrolloni emailet tauja ose dosjen Spam të emaileve të padëshiruara, që të ripohoni pajtimin tuaj si Subscriber.

 

Më të lexuarat

Buzët e thata, të çara ose të zbardhura mund të tregojnë disa probleme shëndetësore
Nutricion
Qumesht me arra/Si ta përgatisni në shtëpi, perfekte për stomakun bosh
Nutricion
Hormonet që vendosin për dhjamin të qendrojë apo të largohet…
Nutricion
8 Probiotikët më të mirë për SHËNDETIN E GRUAS!
Nutricion
ESTROGJENI  dhe MENOPAUZA/ Si ta menaxhoni pa kaluar ne depresion
Nutricion

Kontakt

Tiranë , 2001, Albania
info@metabolizem.com
Forgot Password?
© 2025 Metabolizem.com. Development by webpro.al
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy & Policy
Mirë se vini!

Hyni në llogarinë tuaj

Username ose adresa e emailit
Passwordi

Keni harruar Passwordin?

Nuk jeni anëtar? Regjistrohu