By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Prano
MetabolizëmMetabolizëmMetabolizëm
Njoftime Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
    • Shëndeti nënës dhe fëmijes
    • Veganizëm
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
    • Akupunturë
    • Herbalizëm
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
    • Video
    • Podkast
    • Histori
    • Business
  • Blog
  • Abonohu
  • Profili im
  • Artikujt e mi
  • Artikujt te ruajtura
  • Historiku i leximeve
Search
Duke lexuar: NUK DOBËSOHENI DOT? PROVO METODËN E AGJËRIMIT CIKLIK..
Shpërndaje
MetabolizëmMetabolizëm
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
  • Blog
  • Abonohu
Search
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
    • Shëndeti nënës dhe fëmijes
    • Veganizëm
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
    • Akupunturë
    • Herbalizëm
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
    • Video
    • Podkast
    • Histori
    • Business
  • Blog
  • Abonohu
Keni një llogari ekzistuese? Hyr
Na Ndiqni
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy & Policy
© 2024 Metabolizem.com All Rights Reserved. Development by webpro.al
Metabolizëm > Nutricion > NUK DOBËSOHENI DOT? PROVO METODËN E AGJËRIMIT CIKLIK..
Nutricion

NUK DOBËSOHENI DOT? PROVO METODËN E AGJËRIMIT CIKLIK..

Redaksia
Përditësimi i fundit: 26 Prill, 2024 5:17 pm
Redaksia
1 vit më parë
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga ADJA ANGJELI

Ke shtuar peshë? Nuk ka problem, sepse do fillosh të aplikosh ato që bëje më pare kur doje të dobësoheshe dhe ja…do biesh disa kilogram përpara verës….

Por javët po kalojnë dhe jo vetem që ti nuk po bie nga pesha por madje edhe mund të vazhdosh të shtosh nga pak. Cfare po ndodh? Trupi spo të përgjigjet më?!

Kur i afrohemi të 30-ave, trupi ynë kërkon më pak energji, prandaj ne nuk mund të vazhdojme të hamë si më parë. Patjetër duhet reduktuar sasia e kalorive, duke shtuar më shumë ushqime të plota, integrale dhe me shume vlera ushqimore. Pas të 30-ave nuk e kemi më lluksin të hamë kalori pa vlera si një briosh, një fetë bakllava, makarona cdo darkë etj.

Përvec kësaj, pasi kalon 40 vjec ka ndryshime të tjera në trup si ulja e masës muskulore, ndryshime hormonale dhe metabolike qe e bejnë të veshtirë rënien në peshë. Për shembull, humbja e masës muskulare bën që kaloritë që hamë të përdoren me më shumë vështirësi se më parë, sepse muskujt janë ato që “djegin” kaloritë

Sa më shumë dhjam të kemi dhe sa më pak muskul, ateherë bëhet më e veshtirë humbja e peshës. Për femrat nga ana tjetër, periudha post 40, është koha kur fillon të bien hormone si estrogeni, progesteroni, testosteroni etj, te cilat lidhen pikërisht me rregullimin e shpërndarjes së dhjamit në trup.

Përpara se të certifikohesha si Trajnere e Shëndetit Hormonal, kur vendosa të dobësohesha pasi kisha vënë re që kisha shtuar disa kilogram të tepërt, bëja disa gabime:

1. Filloja dieta drastike apo detox-e me sallata dhe supa. E mbaja 7 ditë e më pas haja gjithë dollapin me biskota dhe ëmbëlsira që më dilte përpara. Pse, sepse dietat me pak kalori shkaktojnë stres në organizëm duke bërë që të theksohet edhe më shumë rezistenca ndaj insulines, një problem metabolik të cilin shumë gra me probleme me peshën as nuk e dinë që e kanë.

2. Nuk bëja ushtrime fizike. Pas moshës 30 vjec masa muskulare fillon gradualisht të bjerë, bashkë me hormonin e rritjes, estrogenin, testosteronin dhe na rritet rezistenca e qelizave për të përthithur insulinën. Kjo sjell dhjam në zonën e barkut. Ushtrimet janë ato që aktivizojnë muskujt dhe duke i rindërtuar ato, duke bërë që metabolizmi të përshpejtohet, bëjmë që të humbasim më shumë peshë.

3. Nuk bëja agjërim të pjesshëm, agjërim ciklik ose intermitent Fasting.

Agjërimi është tashmë në modë. Por, përvec modës, studimet po tregojnë gjithmonë e me shumë se Agjërimi ciklik ndihmon në ripërtëritjen e organizmit ose thënë shkencërisht në autofagi. Për herë të parë, koncepti i autofagisë u shfaq në kërkimin shkencor në mes të shekullit të 20-të. Pastaj shkencëtarët zbuluan se secila qelizë është në gjendje të vetë-pastrohet dhe të vetë-shkatërrohet, dhe këto procese çojnë në përmirësimin dhe përtëritjen e trupit si një i tërë. Metoda e plotë e pastrimit të trupit mbi parimin e autofagisë u përshkrua nga biologu shkencëtar japonez Yoshinori Osumi në 2016. Duhet të theksohet se për punën e tij shkencore, Yoshinori mori Çmimin Nobel në Mjekësi.

Një nga versionet më të njohura është agjërimi 16 ore vs 8 orë. Domethënë agjërojmë 16 orë dhe e hame gjithcka duam te hame në vetëm 8 orë.

Gjatë agjërimit mund të pini kafe, ujë dhe çaj për të qëndruar të hidratuar dhe për të rregulluar oreksin tuaj, por pa sheqer. Ky lloj agjërimi me ndërprerje i ndihmon njerëzit obezë të humbin peshë dhe të ulin presionin e gjakut sistolik.

Cilat janë benefitet kryesore të agjërimit ciklik?

This image has an empty alt attribute; its file name is fasting.jpg

Djeg dhjamin

Kur bëni çdo lloj agjërimi, trupi juaj po djeg yndyrë në vend të sheqerit për energji; kështu që çon në humbjen e yndyrës.

Gjatë agjërimit, qelizat ndalojnë së përdoruri glukozën si burimin kryesor të energjise dhe kalojnë në përdorimin e yndyrës. Prandaj, rezervat tuaja të yndyrës, veçanërisht trigliceridet, digjen për energji. Kjo është një nga arsyet pse shkenca ka gjetur se agjërimi me ndërprerje nxit humbjen e peshës, përveç përmirësimit të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimet tregojne thonë se ndryshimi mund të ndodhë në vetëm 14 orë, përgjithësisht në një dritare prej 12-18 orë pa ngrënë; ndërsa të tjerët sugjerojnë se ndryshimi i metabolizmit është më i theksuar pas 18 orësh agjërim. Nje karakterisitke e agjerimit ciklik është se ruhet masa muskulare, ndërkohë që me regjimet ipokalorike zakonisht kemi rënie të masës muskulare.

Kur trupi përdor rezervat e yndyrës për energji, ai çliron acide yndyrore (ketone) në qarkullimin e gjakut. Ketonet luajnë një rol të rëndësishëm në humbjen e peshës, por gjithashtu është treguar se përmirësojnë funksionin e trurit.

Përmirësohet shëndeti i zorrës

Nje studim i bërë në njerez që ishin duke mbajtur muajin e Ramazanit dhe agjëronin për rreth 16 orë, pra pak a shume si Metoda e Agjerimit Ciklik, 16:8, në fund të muajit zorra e tyre ishte populluar me baktere të reja beneficiale si Lachnospiraceae, të cilat lidhen me përmirësim n semundjet inflamatore, kardiake dhe mentale.

Ulen nivelet e hormoneve mashkullore si: androgenet

Për femrat të cilat kanë probleme metabolike si për shembull Sindroma e Vezoreve Policistike, kanë përvec rezistences ndaj insulinës, edhe androgenet e larta. Studimet tregojne se një agjerim ciklik 16:8, i ndihmon ato të balancojnë këto hormone duke përmiresuar edhe sindromin e Vezoreve Policistike.

Në rast se je femër, për ta optimizuar agjërimin jepi rendesi faktit që në vaktet e tua të ketë proteinë të bollshme, kalori në nivele të kënaqshme, pra jo dieta drastike  dhe preferoni të mos konsumoni darkë por mëngjes gjatë agjërimit tuaj.

Ul sheqerin në gjak

Studimet tregojnë se agjërimi me ndërprerje ul në mënyrë dramatike insulinën dhe mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj tij. Permiresimi i ndjeshmerise së insulines lidhet me rënie në peshë, përmirësim të shëndetit metabolik në përgjithsi. Shkenca gjithashtu sugjeron që kur insulina reduktohet, trupi përjeton nivele të larta të nje proteine qe është përgjegjëse për kontrollin e geneve që lidhen me ritmin e metabolizmit.

Ndaj, në rast se nuk e ke praktikuar deri tani, jepi një shanë Agjerimit Ciklik, duke e futur shumë gradualisht në stilin tënd të jetesës, idealisht duke punuar me një profesionist nurticioni.

Kujdes! Nëse ke diabet, je shtatzënë, je duke kërkuar shtatzëni, je duke dhënë gji ose ke patur probleme me ngrënien si bulimi, anoreksi, e ngrënë kompulsive, mos bëj agjërim ciklik, ose minimalisht mbështetu nga një trajner profesionist i fushës nutricionale.

Ju gjithashtu mund të Lexoni

HUDHRA, ILAÇ NATYRAL PËR FORCËN SEKSUALE TEK MESHKUJT, JA SI TA PËRDORNI!

Mjaltë me tërfil, mrekullia për shëndetin dhe si ta përgatisni në shtëpi

HELMIMI NGA ALKOOLI / SIMPTOMAT, SHKAQET, TRAJTIMI DHE PARANDALIMI

Simptomat e kancerit të vezoreve/ ushqimet dhe trajtimi natyral i sëmundjes

Uji i Bamjes: Fuqia natyrale për shëndetin, tretjen dhe lëkurën e shëndetshme!

Ndani këtë artikull
Facebook Email Printo
A ju pëlqeu Artikulli?
Love1
Sad0
Happy0
Sleepy0
Angry0
Dead0
Wink0
Artikulli i mëparshëm DONI TË PLAKENI SHËNDETSHËM? HANI PROTEINA..
Artikulli i rradhës coffee beans on white ceramic mug KAFJA NXIT ”AUTOFAGINË”, POR… A DUHET SHTUAR QUMËSHT NË TË?!
Lini një koment

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Merni në kohë reale të gjitha publikimet e reja drejt e në adresën tuaj të emailit

S’dërgojmë mesazhe të padëshiruar! Për më tepër të dhëna, lexoni 1 rregullat tona të privatësisë.

Subscribe u krye me sukses Kontrolloni emailet tauja ose dosjen Spam të emaileve të padëshiruara, që të ripohoni pajtimin tuaj si Subscriber.

Na ndiq ne social

55kLike
22.1kFollow
2.1kSubscribe
30.3kFollow

Merni në kohë reale të gjitha publikimet e reja drejt e në adresën tuaj të emailit

S’dërgojmë mesazhe të padëshiruar! Për më tepër të dhëna, lexoni 1 rregullat tona të privatësisë.

Subscribe u krye me sukses Kontrolloni emailet tauja ose dosjen Spam të emaileve të padëshiruara, që të ripohoni pajtimin tuaj si Subscriber.

 

Më të lexuarat

STRESI: ‘Vrima e zezë’ e shëndetit dhe mënyrat më efektive për lehtësimin e tij!
Podkast
𝐋ë𝐧𝐠u më i fuqishëm se çdo 𝐀𝐧𝐭𝐢𝐛𝐢𝐨𝐭𝐢𝐤
Herbalizem Nutricion
Si të përgatisni vajin e kastravecit dhe për cfarë shërben
Keshilla FALAS
Një mënyrë e fshehtë e fshehtë për ta bërë sheqerin të duket i shëndetshëm
Nutricion
Manteli i zonjës, çfarë është dhe si përgatitet “çaji i mitrës së lumtur”?
Keshilla FALAS

Kontakt

Tiranë , 2001, Albania
info@metabolizem.com
Forgot Password?
© 2025 Metabolizem.com. Development by webpro.al
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy & Policy
Mirë se vini!

Hyni në llogarinë tuaj

Username ose adresa e emailit
Passwordi

Keni harruar Passwordin?

Nuk jeni anëtar? Regjistrohu