By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Prano
MetabolizëmMetabolizëmMetabolizëm
Njoftime Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
    • Shëndeti nënës dhe fëmijes
    • Veganizëm
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
    • Akupunturë
    • Herbalizëm
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
    • Video
    • Podkast
    • Histori
    • Business
  • Blog
  • Abonohu
  • Profili im
  • Artikujt e mi
  • Artikujt te ruajtura
  • Historiku i leximeve
Search
Duke lexuar: HIDET APO XINXIFET, VLERAT MAGJIKE KUNDËR PAGJUMËSISË, PASTRIMI I GJAKUT….
Shpërndaje
MetabolizëmMetabolizëm
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
  • Blog
  • Abonohu
Search
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
    • Shëndeti nënës dhe fëmijes
    • Veganizëm
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
    • Akupunturë
    • Herbalizëm
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
    • Video
    • Podkast
    • Histori
    • Business
  • Blog
  • Abonohu
Keni një llogari ekzistuese? Hyr
Na Ndiqni
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy & Policy
© 2024 Metabolizem.com All Rights Reserved. Development by webpro.al
Metabolizëm > Nutricion > HIDET APO XINXIFET, VLERAT MAGJIKE KUNDËR PAGJUMËSISË, PASTRIMI I GJAKUT….
Nutricion

HIDET APO XINXIFET, VLERAT MAGJIKE KUNDËR PAGJUMËSISË, PASTRIMI I GJAKUT….

Redaksia
Përditësimi i fundit: 29 Nëntor, 2024 10:01 am
Redaksia
1 vit më parë
Shpërndaje
Shpërndaje

Xinxife, hide apo kimça, sic quhen ne krahina te ndryshme, është koha për t`i shijuar. Me ardhjen e Vjeshtës kokrrat e tyre janë pjekur. Ato kane vlera kuruese dhe ushqyese, hahen te fresketa por dhe gatuhen.

Ky frut interesant me origjinë nga Kina e largët ka mbi 4.000 vjet që kultivohet në të gjithë botën me më shumë se 400 varietete.Edhe në vendin tonë, idet apo hidet rriten nga jugu në veri. Ato i gjen në Tiranë, Durrës, Krujë, Lezhë, Shkodër, Lushnjë, Fier dhe Berat, por në vitet e fundit kanë nisur të kultivohen edhe në disa zona të Fushë Krujës, ku mund ta gjesh të mbjellë në masë këtë dru frutor.

Klima mesdhetare e Shqipërisë e bën akoma më të favorshme kultivimin e këtij fruti, i cili ka potencialin për të qenë një biznes fitimprurës në sektorin bujqësor, për të përmbushur kërkesat në rritje të tregut vendas dhe për të kërkuar tregje të reja ndërkombëtare.

Shumë pak e dinë, por ky frut është përdorur për 4.000 vjet në mjekësinë tradicionale kineze, për shkak dhe të përbërësve kurues. Idja përmban magnez, potas, kalcium, manganez, fosfor dhe hekur.

Sipas të dhënave, ato përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se çdo agrume tjetër, që forcon sistemin imunitar dhe lufton infeksionet duke u përdorur si ilaç mjekësor për mijëra vjet në shumë kultura në botë në formën e çajit përshembull, për të qetësuar fytin.

Frutat e ides kanë gjithashtu aftësinë për të ulur presionin e gjakut, ndihmojnë kundër sëmundjes së mëlçisë, për të trajtuar aneminë, dhe pengojnë rritjen e qelizave të tumorit që mund të çojnë në leuçemi.

Ekstraktet e ides janë përdorur edhe në produktet e kujdesit të lëkurës për të zvogëluar rrudhat, hidratimin e lëkurës së thatë, dhe për të trajtuar dhimbjet e djegies nga dielli.

Fakti që ky frut ka kaq shumë benefite, ka të bëjë jo vetëm me një kombinim të vetëm, por me kompleksitetin e fito-ushqyesve.

Shkencëtarët, sipas informacioneve të AgroËeb.org kanë identifikuar tetë flavanole tek fruti i ides, të cilat kanë aftësi qetësuese-jo me kot farat e ides janë përdorur për të trajtuar pagjumësinë në mjekësinë tradicionale kineze.

Ndërkohë që flavanoli apigenin (që gjithashtu gjendet tek kamomili dhe tek vera e kuqe) përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit si dhe ndihmon në tretje dhe alergji.

Hidja është e armatosur me 18 nga aminoacidet më të rëndësishme, që ndihmojnë në formimin e më shumë se 50.000 proteinave në trup.

Disa nga vlerat e tyre shendetesore:

Ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga pagjumësia. – Përbërësit e këtij fruti kanë efekt qetësues në trurin e njeriut duke e bërë atë më pak të prirur për të pasur probleme me pagjumësinë.

Janë të pasura me hekur dhe fosfor të cilët janë përbërësit kryesorë të qelizave të kuqe të gjakut – Nëse vuani nga anemia, hidet do të bëjnë të mundur që qarkullimi i gjakut të jetë më i mirë dhe po ashtu edhe furznimi i organeve me oksigjen.

Forcon kockat – Duke qënë se përmbajnë shumë minerale si kalciumi, fosfori, hekuri, do të kenë edhe këtë efekt tek kockat. Nëse vuani nga osteoporoza duhet patjetër t’i konsumoni.

Mban nën kontroll peshën – Kanë pak kalori, janë të pasura me proteina si dhe fibra. Do të ishin perfekte për të thyer urinë mes vakteve.

Forcojnë sistemin imunitar – Kjo pasi përmbajnë vitaminën C, A si edhe disa përbërës të tjerë organikë si edhe acide. Kanë edhe veti anti-oksidante.

Reduktojnë stresin dhe ankthin – Ndikojnë në sistemin hormonal duke bërë që të ulet niveli i hormoneve që lidhen me stresin.

Kanë ndikim pozitiv në lidhje me tumoret – Sipas disa studimeve kjo është e mundur falë efektit që kanë në lidhje me kapjen e radikaleve të lira edhe në qelizat tumorale. Efekti anti-oksidant do të ndihet edhe në lidhje me sëmundjet e zemrës.

Ndihmojnë në trajtimin e disa irritimeve të lëkurës si psoriaza, ekzemat, dhe aknet.

Përmirëson tretjen- Kjo shkaktohet nga niveli i lartë i fibrave që përmbajnë.

Detoksifikojnë gjakun – Pra largojnë prej tij të gjitha toksinat duke bërë të mundur të parandalohen shumë sëmundje.

Kujdes! Nëse vuani nga diabeti nuk duhet t’i konsumoni pasi përmbajnë një sasi të madhe karbohidratesh komplekse të cilat kanë efekt negativ në nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu kujdes pasi njihen si një frut që mund të shkaktojë alergji.

Ju gjithashtu mund të Lexoni

Nga shendeti i trurit tek kanceri/14 përfitimet nga konsumi i brokolit

ANEMIA NGA MUNGESA E HEKURIT/SHKAQET E FSHEHURA DHE KËSHILLA NATYRALE

Pse stresi shton dhjamin në zonën e barkut?!

Ja si ta ulni URINË dhe të ngopeni më pak…

H.PYLORI, RRIT 6 HERË MUNDËSINË E KANCERIT NË STOMAK/ 9 TRAJTIME NATYRALE!

Ndani këtë artikull
Facebook Email Printo
A ju pëlqeu Artikulli?
Love0
Sad0
Happy1
Sleepy0
Angry0
Dead0
Wink0
Artikulli i mëparshëm I LODHUR, POR NUK MUND TË FLE? 10 ARSYE PSE NDODH DHE SI TË BINI NË GJUMË
Artikulli i rradhës KAFE ME GJALPË, 7 PËRFITIME TË MËDHA PËR SHËNDETIN
Lini një koment

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Merni në kohë reale të gjitha publikimet e reja drejt e në adresën tuaj të emailit

S’dërgojmë mesazhe të padëshiruar! Për më tepër të dhëna, lexoni 1 rregullat tona të privatësisë.

Subscribe u krye me sukses Kontrolloni emailet tauja ose dosjen Spam të emaileve të padëshiruara, që të ripohoni pajtimin tuaj si Subscriber.

Na ndiq ne social

76kLike
34.2kFollow
2.4kSubscribe
30.5kFollow

Merni në kohë reale të gjitha publikimet e reja drejt e në adresën tuaj të emailit

S’dërgojmë mesazhe të padëshiruar! Për më tepër të dhëna, lexoni 1 rregullat tona të privatësisë.

Subscribe u krye me sukses Kontrolloni emailet tauja ose dosjen Spam të emaileve të padëshiruara, që të ripohoni pajtimin tuaj si Subscriber.

 

Më të lexuarat

Buzët e thata, të çara ose të zbardhura mund të tregojnë disa probleme shëndetësore
Nutricion
Qumesht me arra/Si ta përgatisni në shtëpi, perfekte për stomakun bosh
Nutricion
Hormonet që vendosin për dhjamin të qendrojë apo të largohet…
Nutricion
8 Probiotikët më të mirë për SHËNDETIN E GRUAS!
Nutricion
ESTROGJENI  dhe MENOPAUZA/ Si ta menaxhoni pa kaluar ne depresion
Nutricion

Kontakt

Tiranë , 2001, Albania
info@metabolizem.com
Forgot Password?
© 2025 Metabolizem.com. Development by webpro.al
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy & Policy
Mirë se vini!

Hyni në llogarinë tuaj

Username ose adresa e emailit
Passwordi

Keni harruar Passwordin?

Nuk jeni anëtar? Regjistrohu