Kjo recetë është ideale për të reduktuar inflamacionin dhe për të mbështetur rigjenerimin e qelizave. Përbërësit përmbajnë një përqendrim të lartë antioksidantësh, fitonutrientësh dhe përbërësish anti-inflamatorë që ndihmojnë në përmirësimin e sistemit imunitar dhe qarkullimit të gjakut.
Përbërësit:
– 1 gotë qumësht bajameje ose hirrë
– ½ avokado e pjekur
– 1 lugë gjelle fara chia (të lëna në ujë për 10 minuta)
– 1 lugë çaji pluhur maca (për rigjenerim hormonal dhe energji)
– ½ lugë çaji xhenxhefil të freskët të grirë
– ½ lugë çaji shafran të Indisë (kurkumë)
– 1 banane (për ëmbëlsi natyrale dhe kremozitet)
– 1 grusht spinaq i freskët (ose lakra te egra jeshile)
– Lëngu i ½ limoni
– 1 lugë gjelle mjaltë organik (opsionale)
Përgatitja:
1. Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejini për 1-2 minuta, derisa të krijohet një masë kremoze dhe homogjene.
2. Konsumojeni menjëherë për të përfituar vlerat maksimale ushqyese dhe freskinë e përbërësve.
Përfitimet:
-Shafran i Indisë dhe xhenxhefili veprojnë si agjentë të fuqishëm anti-inflamatorë dhe antioksidantë.
-Farat chia ofrojnë omega-3, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe përmirësimin e shëndetit të trurit.
-Maca është një adaptogjen që rrit energjinë, përmirëson balancën hormonale dhe ndihmon në rigjenerimin e qelizave.
-Avokado dhe spinaqi janë të pasur me vitamina dhe minerale që mbështesin shëndetin e zemrës dhe forcimin e sistemit imunitar.
Ky smoothie është i përshtatshëm për konsum në mëngjes ose si pije rigjeneruese pas aktivitetit fizik.