By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Prano
MetabolizëmMetabolizëmMetabolizëm
Njoftime Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
    • Shëndeti nënës dhe fëmijes
    • Veganizëm
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
    • Akupunturë
    • Herbalizëm
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
    • Video
    • Podkast
    • Histori
    • Business
  • Blog
  • Abonohu
  • Profili im
  • Artikujt e mi
  • Artikujt te ruajtura
  • Historiku i leximeve
Search
Duke lexuar: PO JU PENGOJNE 6 GJERA TE ARRINI LUMTURINE
Shpërndaje
MetabolizëmMetabolizëm
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
  • Blog
  • Abonohu
Search
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
    • Shëndeti nënës dhe fëmijes
    • Veganizëm
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
    • Akupunturë
    • Herbalizëm
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
    • Video
    • Podkast
    • Histori
    • Business
  • Blog
  • Abonohu
Keni një llogari ekzistuese? Hyr
Na Ndiqni
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy & Policy
© 2024 Metabolizem.com All Rights Reserved. Development by webpro.al
Metabolizëm > Shendeti mendor > PO JU PENGOJNE 6 GJERA TE ARRINI LUMTURINE
Shendeti mendor

PO JU PENGOJNE 6 GJERA TE ARRINI LUMTURINE

Redaksia
Përditësimi i fundit: 29 Nëntor, 2024 10:03 pm
Redaksia
1 vit më parë
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga: Anila Bashllari

 “Lumturia nuk është qëllim apo destinacion. Ajo është gjendje mentale dhe ne ndjejmë momente lumturie”.Le ta pranojmë, ajo çfarë duam të gjithë është të ndihemi të lumtur. Nëse do të ishte ndryshe, nuk do ishit duke lexuar këtë artikull.

Nëse arrijmë qëllimet dhe objektivat që i kemi vënë vetes, sigurojmë të mirat materiale që dëshirojmë, na duan dhe vlerësojnë, ndihemi të lumtur. Të paktën kështu mendon pjesa dërrmuese dhe besoj ndajmë të njëjtin këndvështrim.

Përmenda fjalën kështu mendojmë pasi realiteti tregon paksa ndryshe. Çfarë dua të them me këtë? Edhe pse fitojmë eksperiencë nga arritjet tona të vazhdueshme, përsëri ato nuk zëvendësojnë mërzinë që ne ndjejmë me lumturi. Çdokush mund të ketë përjetuar momente arritjesh, që duket sikur japin grimca lumturie dhe më pas zëvendësohen nga boshllëku. Edhe mua shpesh herë më ka ndodhur kështu, dhe ndoshta kjo ka qenë një nga shtysat për të rritur dhe zhvilluar veten në planin personal.

 Por të ndihesh i/e lumtur ndërkohë që plotëson qëllimet e tua është diçka tjetër dhe në fakt është çelësi më i rëndësishëm drejt suksesit.

Shpesh na bëhet pyetja “Çfarë duam?” dhe mendimet e para klasike janë: karrierë e suksesshme, familje e shëndetshme, shtëpi e mirë, udhëtime…pas disa çastesh qetësie…pa i kushtuar vëmendje faktit që në fakt i duam të gjitha këto që të ndihemi të lumtur.

Të gjithë duam të jemi të lumtur dhe nëse bëhet kjo pyetje të gjithë ngremë dorën lart. Por jo të gjithë mundohemi për këtë: Çfarë duhet të bëj në jetën time për të arritur lumturinë?

Mos ndoshta duhet të heqësh dorë nga disa gjëra që po të pengojnë në heshtje?

Më poshtë po listoj 6 gjërat të cilat duhet t’i sakrifikosh për lumturinë.

 1.Tejkalo frikërat e tua.

Frika ka fuqinë të kontrollojë jetën tuaj duke ju mbajtur në zonën e rehatisë dhe privuar lumturinë. Dikush ka frikë nga gjarpërinjtë, dikush nga të qenit vetvetja dhe dikush tjetër nga të qenit të lumtur. Çerofobia shkaktohet nga frika se njerëzve të lumtur mund t’i ndodhin gjëra që do t’i trishtojnë; lumturia jote mund të ndikojë keq për dikë tjetër etj.

Por frika dhe lumturia nuk mund të ekzistojnë në të njëjtën kohë, nuk mund të jenë pjesë e njëra-tjetrës.

Ndërmerrni hapa të vegjël për të qenë të lumtur: mësoni të shijoni momentet me familjarët dhe miqtë, perëndimin e diellit, lumturohuni kur plotësoni me sukses një detyrë të vështirë. Lumturi mund të ndjesh duke jetuar momentin dhe duke zhvilluar aftësinë e të vëzhguarit të gjërave të vogla dhe qenë mirënjohës për to. (Mund të lexoni këtë artikull në blog për mirënjohjen duke ndjekur linkun https://anilabashllari.com/cfare-eshte-mirenjohja-dhe-si-ta-praktikojme/)

Gjërat e vogla do t’ju mësojnë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar.

2.Stërvite trurin të mendosh pozitivisht dhe të analizosh mendimet negative dhe mësimet prej tyre. Kritiku më i madh i vetes je TI! “Nuk do ia dalësh! Nuk do të kesh kurrë sukses! Nuk je i/e mirë në atë që bën!” Nëse ia thua një herë vetes këto fjalë, do ia thuash gjithmonë. Mendimet negative ndaj vetes ulin vetëbesimin dhe vetëvlerësimin. Përsërisni gjithmonë në mëngjes “Unë do ia dal!”. Sigurisht që ndryshimi nuk do të ndodhë brenda natës, por kërkon të punoni me veten.

Nëse një mik do të ishte në situatën tuaj, cila është ajo këshillë që nuk do ia thoshit? Përpiquni të mos ia thoni vetes tuaj.

3. E shkuara mbetet…e shkuar.

Të gjithë kemi një të shkuar. Eksperienca pozitive dhe eksperienca që nuk do të donim t’i kujtonim. Nëse nuk doni që e ardhmja të jetë njësoj, filloni të hiqni dorë nga gjërat që ju mbajnë peng! Mos i lejoni njerëzit që nuk kanë ndikuar për mirë në të shkuarën tuaj, të jenë pjesë e së ardhmes. Nëse e tashmja është gjithçka ju keni, e ardhmja është ajo që keni ëndërruar.

 4. Jetoni ëndrrën tuaj dhe jo të të tjerëve.

Shumë njerëz jetojnë për të përmbushur ëndërrat e prindërve, të miqve apo edhe të dikujt që nuk e njohin… dhe kështu nuk jetojnë jetën e tyre. Mark Twain thotë “Dy janë ditët më të rëndësishme – dita e lindjes dhe dita kur zbulon se pse.” Zbuloni pasionin tuaj dhe do ta kuptoni sa të lumtur do të ndiheni.

5.Përqafoni ndryshimin pasi do të përmirësojë jetën tuaj, do të bëjë të mundur lëvizjen nga pika A në atë B, do t’ju rrisë në shumë aspekte. Ju duhet vetëm të filloni. Ndiheni të pasigurt? Universi është me ju për të krijuar dhe hapur dyer, çelësin e të cilave e mbante zona juaj e rehatisë.

 6. Dështimi dhe suksesi janë pjesë e së njëjtës medalje. Nëse do të jeni gjithmonë të frikësuar se mund të humbisni, jo vetëm që do të jeni më pak të lumtur, por do ta shikoni të ardhmen në një qasje afatshkurtër.

Do të bëja 3 krahasime:

“Mundësitë janë si retë. Një mundësi e ikur nuk kthehet.”

“Mundësitë janë si perëndimi i diellit, nëse pret shumë gjatë do e humbasësh.”

“Mundësitë janë si autobuzat, tjetri gjithmonë do të vijë.”

Kur diçka nuk shkon sipas planifikimit, pothuajse gjithmonë, fokusohemi në mënyrën se si rrodhi ky proces dhe harrojmë të ndjekim mundësitë që na presin pas cepit.

Ju gjithashtu mund të Lexoni

Ankthi dhe frika tek fëmijët, këshilla menaxhimi!

Ata qe flejne 6 ore ne nate vdesin 13% me shpejt, ata qe marrin ilace gjumin vdesin 5 here me shpejt 

‘BASHKËVARËSIA’, SI TA KUPTONI DHE RRUGËT SI TË DILNI PREJ SAJ

Çfarë i shkakton dridhjet e brendshme në trup?Shkaqet dhe përmirësimi…

FIKSIMI PËR TË RËNË NË PESHË INICION DEPRESIONIN?! PASOJAT E URISË EMOCIONALE

Ndani këtë artikull
Facebook Email Printo
A ju pëlqeu Artikulli?
Love0
Sad0
Happy0
Sleepy0
Angry0
Dead0
Wink0
Artikulli i mëparshëm Supë me thjerrëza të kuqe, selino dhe shafran
Artikulli i rradhës DUHANI LE PASOJA NE SHENDETIN MENDOR…LEXOJINI ATO
Lini një koment

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Merni në kohë reale të gjitha publikimet e reja drejt e në adresën tuaj të emailit

S’dërgojmë mesazhe të padëshiruar! Për më tepër të dhëna, lexoni 1 rregullat tona të privatësisë.

Subscribe u krye me sukses Kontrolloni emailet tauja ose dosjen Spam të emaileve të padëshiruara, që të ripohoni pajtimin tuaj si Subscriber.

Na ndiq ne social

55kLike
22.1kFollow
2.1kSubscribe
30.3kFollow

Merni në kohë reale të gjitha publikimet e reja drejt e në adresën tuaj të emailit

S’dërgojmë mesazhe të padëshiruar! Për më tepër të dhëna, lexoni 1 rregullat tona të privatësisë.

Subscribe u krye me sukses Kontrolloni emailet tauja ose dosjen Spam të emaileve të padëshiruara, që të ripohoni pajtimin tuaj si Subscriber.

 

Më të lexuarat

STRESI: ‘Vrima e zezë’ e shëndetit dhe mënyrat më efektive për lehtësimin e tij!
Podkast
𝐋ë𝐧𝐠u më i fuqishëm se çdo 𝐀𝐧𝐭𝐢𝐛𝐢𝐨𝐭𝐢𝐤
Herbalizem Nutricion
Si të përgatisni vajin e kastravecit dhe për cfarë shërben
Keshilla FALAS
Një mënyrë e fshehtë e fshehtë për ta bërë sheqerin të duket i shëndetshëm
Nutricion
Manteli i zonjës, çfarë është dhe si përgatitet “çaji i mitrës së lumtur”?
Keshilla FALAS

Kontakt

Tiranë , 2001, Albania
info@metabolizem.com
Forgot Password?
© 2025 Metabolizem.com. Development by webpro.al
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy & Policy
Mirë se vini!

Hyni në llogarinë tuaj

Username ose adresa e emailit
Passwordi

Keni harruar Passwordin?

Nuk jeni anëtar? Regjistrohu