By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Prano
MetabolizëmMetabolizëmMetabolizëm
Njoftime Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
    • Shëndeti nënës dhe fëmijes
    • Veganizëm
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
    • Akupunturë
    • Herbalizëm
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
    • Video
    • Podkast
    • Histori
    • Business
  • Blog
  • Abonohu
  • Profili im
  • Artikujt e mi
  • Artikujt te ruajtura
  • Historiku i leximeve
Search
Duke lexuar: BOLL MË ! TI KE NEVOJË PËR NJË JETË TË RE…
Shpërndaje
MetabolizëmMetabolizëm
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
  • Blog
  • Abonohu
Search
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
    • Shëndeti nënës dhe fëmijes
    • Veganizëm
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
    • Akupunturë
    • Herbalizëm
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
    • Video
    • Podkast
    • Histori
    • Business
  • Blog
  • Abonohu
Keni një llogari ekzistuese? Hyr
Na Ndiqni
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy & Policy
© 2024 Metabolizem.com All Rights Reserved. Development by webpro.al
Metabolizëm > Shendeti mendor > BOLL MË ! TI KE NEVOJË PËR NJË JETË TË RE…
Shendeti mendor

BOLL MË ! TI KE NEVOJË PËR NJË JETË TË RE…

Redaksia
Përditësimi i fundit: 2 Maj, 2024 8:00 am
Redaksia
1 vit më parë
Shpërndaje
Time for a change message. Selective focus image cross processed for vintage feeling
Shpërndaje

Nga DIANA PUSHI

Ne po hapemi dhe jemi më shumë të ndërgjegjshëm që trupi ynë po ndryshon, ADN-ja jonë po ndryshon, vibrimi ynë po rritet, e kaluara po pastrohet; ne po celebrojmë të renë.

Ne jemi në mes të kohës më të mrekullueshme të historisë së planetit Tokë.

Është gjithashtu koha e Solstices e cila ndodh dy herë në vit. Kulturat dhe fiset kanë nderuar Solsticin gjatë gjithë historisë. Kjo nuk është diçka e re, por ajo që është e re është vendi ku ne aktualisht qëndrojmë në historinë botërore, duke i kthyer mendjet, trupat dhe jetët tona, duke u çliruar nga iluzioni, shtypja, psikologjia e të mos paturit mjaftueshëm, sëmundjet, manipulimi i mendjes, që vijnë nga kufizimet e së shkuarës, dhe tani po shkojmë drejt Shprehjes më të lartë të Qenies sonë.

Energjia sipas Manualit Njerëzor dhe Solsticit do të çojnë secilin njeri, individualisht dhe kolektivisht në lartësi të reja, nëse janë gati. Ne gjithmonë kemi zgjedhje. Për të ngritur vetëdijen tonë dhe për të lejuar që kjo ose të ndodhë në mënyrë harmonike, ose të krijojmë rezistencë.

Si t’a kuptoni se jeni në gjendje rezistimi dhe mos-pranimi?

Ndonjëherë e kuptojmë menjëherë se ne jemi në gjendje rezistence dhe nganjëherë bëhemi të vetëdijshëm ditë, javë apo muaj më vonë.

Pse ndodh kjo vonesë? Sepse në njëfarë niveli ne kemi lindur me rezistencën, pajtohemi me të, ndiejmë nevojën që ajo të na mbrojë nga çfarëdolloj gjëje që mendja jonë ka rënë në kontakt.

Nëpërmjet informacioneve dhe perspektivave të tjera, krijohet hapja ndaj vetëdijes së re, duke qenë në gjendje të ndalojmë dhe të njohim rezistencën.

Cila mund të jenë disa sinjale që tregojnë se jeni në gjendje rezistence?

 Sinjalet nga trupi: Si ndihet trupi juaj?

-Trupi ynë ndihet i ngurtë dhe është në gjendje alerte kur ne jemi në rezistencë.

-Vëreni temperaturën e trupit tuaj.

-Disa njerëz kanë shumë nxehtësi në trup dhe disa të tjerë kanë trup të ftohtë.

-A po flisni më shpejt se zakonisht apo më ngadalë se zakonisht? Cilat janë shprehjet e fytyrës?

-Shumë njerëz kanë një vështrim stoik kur janë në rezistencë, një vështrim serioz ose një buzëqeshje të rreme. Rrallë ndodh që një person në gjendje rezistence të qesh dhe të jetë lozonjar.

-A e përdorni shpejt fjalën “jo” në reagimet tuaja?

-A ka një zë të vogël brenda jush që thotë: Hej pse të mos e dëgjoni këtë informacion? Po sikur kjo të funksiononte? Pse nuk i hedh një sy?

-Ose një zë brenda jush që mund të jetë i tensionuar, i lartë ose agresiv që thotë: Në asnjë mënyrë!

-Aparati i tretjes është fare pak aktiv, duke shkaktuar trazime në stomak, kapsllëk ose lëvizje të shpeshta.

-Nervozizëm.

-Parehati gjatë gjithë natës.

Ëndrra të çuditshme gjatë së cilës, mendja në mënyrë të pandërgjegjshme po përpiqet të kuptojë çfarë po ndodh, ndoshta duke justifikuar rezistencën e krijuar. Këto lloje të ëndrrave zakonisht ndodhin në fillim të gjumit.

Pengesat në arritjen e vizioneve dhe dëshirave tuaja.

 Dhe mbi të gjitha, shenja më e madhe për të kuptuar se jeni në rezistencë, është kur nuk ka një rrjedhë natyrale në jetën tuaj dhe nuk po e manifestoni atë event, situatë, çështje, rrethanë, që ju dëshironi.

Rezistenca është një tregues i vetëdijes tonë dhe i efektit të ndryshimeve energjike rreth nesh.

Duke qenë të vetëdijshëm dhe në një gjendje qetësie, ne jemi në një pozitë shumë më të mirë për të kanalizuar inteligjencën e lartë dhe për aktivizim e ADN-së, që na ndihmojnë për ndryshimin e vibrimeve në një dimension më të lartë dhe të bëjmë udhëtimin drejt transformimit shumë më të lehtë.

Gjithçka që ekziston në univers është e krijuar nga energjia që vazhdimisht vibron dhe lëviz në cikle. Po kështu edhe ndërgjegjia kolektive është një nga ciklet më mbresëlënëse për t’u vëzhguar.

Mendimet, emocionet, ndjenjat, besimet, dhe vlerat e njeriut, po ndryshojnë me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe. Energjia intensive përreth Tokës, kryesisht për shkak të aktivitetit diellor, po gjeneron një transformim drejt një zgjimi masiv të vetëdijes, ku si kolektiv po bëhemi më vigjilent dhe më të ndërgjegjshëm për veten dhe të tjerët, si dhe për efektet pozitive dhe negative që kemi mbi botën e jashtme.

Ne mund të zbulojmë miqësi të reja me të njëjtat ideale dhe pasione si dhe të gjejmë “familjen tonë shpirtërore.” Ne bëhemi të vetëdijshëm se mendimet mund të ndryshojnë vibrimin dhe realitetin tonë. Aty ku mirësia, dhembshuria, pranimi, uniteti dhe dashuria e pakushtëzuar vlerësohen si dhe një dietë e shëndetshme dhe mënyra e jetesës merr rëndësinë e duhur. Ne kërkojmë qëllimin dhe pasionin e shpirtit, dhe shpesh ndihemi të vetmuar.

Periudhat intensive të transformimit mund të sjellin zgjim të mendjes dhe të na lidhin me njohurinë dhe urtësinë e brendshme dhe të jashtme universale.

Për t’u siguruar që ne të rezonojmë me këtë energji më të lartë dhe për ti përballuar më mirë ndryshimet e jashtme të realitetit, ne duhet t’i lejojmë trupat tanë të pushojnë dhe të marrin kohë nga oraret tona të zëna, për të bërë siç thuhet më poshtë:

Pini shumë ujë të pastër.

Bëni vaskë me kripë.

Meditoni dhe jini të vetëdijshëm për përsëritjen e mendimeve dhe ndjenjave.

Shmangni kafeinën dhe alkoolin.

Kaloni kohë në natyrë.

Konsumoni ushqime me frekuencë të lartë, siç janë frutat dhe perimet.

Kujtojani vetes se gjithçka në univers është e përbërë nga energji dhe se mendimi dhe synimi i ndërgjegjshëm mund të ndryshojë menjëherë mënyrën se si mendojmë dhe ndjejmë.

Merrni frymë thellë, falni, çlironi dhe dorëzohuni.

Praktikoni mirësi, dhembshuri, pranim dhe ndjeshmëri

Kur është e mundur, shkëputeni përkohësisht nga teknologjia dhe çdo gjë ose dikush, ku energjia është toksike dhe e dobët.

Le të celebrojmë jetën tuaj të re të vetëdijshme dhe të shëndetshme!

Ju gjithashtu mund të Lexoni

‘BASHKËVARËSIA’, SI TA KUPTONI DHE RRUGËT SI TË DILNI PREJ SAJ

Çrregullimet e personalitetit (Sindroma kufitare border-line)

Super menyrat për të ndihmuar fëmijën tuaj me ADHD

Hormoni i Dashurisë: Përfitimet dhe si të rrisni nivelin

FËMIJËT ME DEFIÇENCA INTELEKTUALE KANË MUNGESËN E KËSAJ ENZIME

Ndani këtë artikull
Facebook Email Printo
A ju pëlqeu Artikulli?
Love2
Sad0
Happy0
Sleepy0
Angry0
Dead0
Wink0
Artikulli i mëparshëm Fasule të kuqe me oriz dhe pulë
Artikulli i rradhës ASPIRINA, A ËSHTË VËRTET E DOBISHME NË PARANDALIMIN E SULMEVE NË ZEMËR?
Lini një koment

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Merni në kohë reale të gjitha publikimet e reja drejt e në adresën tuaj të emailit

S’dërgojmë mesazhe të padëshiruar! Për më tepër të dhëna, lexoni 1 rregullat tona të privatësisë.

Subscribe u krye me sukses Kontrolloni emailet tauja ose dosjen Spam të emaileve të padëshiruara, që të ripohoni pajtimin tuaj si Subscriber.

Na ndiq ne social

55kLike
22.1kFollow
2.1kSubscribe
30.3kFollow

Merni në kohë reale të gjitha publikimet e reja drejt e në adresën tuaj të emailit

S’dërgojmë mesazhe të padëshiruar! Për më tepër të dhëna, lexoni 1 rregullat tona të privatësisë.

Subscribe u krye me sukses Kontrolloni emailet tauja ose dosjen Spam të emaileve të padëshiruara, që të ripohoni pajtimin tuaj si Subscriber.

 

Më të lexuarat

STRESI: ‘Vrima e zezë’ e shëndetit dhe mënyrat më efektive për lehtësimin e tij!
Podkast
𝐋ë𝐧𝐠u më i fuqishëm se çdo 𝐀𝐧𝐭𝐢𝐛𝐢𝐨𝐭𝐢𝐤
Herbalizem Nutricion
Si të përgatisni vajin e kastravecit dhe për cfarë shërben
Keshilla FALAS
Një mënyrë e fshehtë e fshehtë për ta bërë sheqerin të duket i shëndetshëm
Nutricion
Manteli i zonjës, çfarë është dhe si përgatitet “çaji i mitrës së lumtur”?
Keshilla FALAS

Kontakt

Tiranë , 2001, Albania
info@metabolizem.com
Forgot Password?
© 2025 Metabolizem.com. Development by webpro.al
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy & Policy
Mirë se vini!

Hyni në llogarinë tuaj

Username ose adresa e emailit
Passwordi

Keni harruar Passwordin?

Nuk jeni anëtar? Regjistrohu