By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Prano
MetabolizëmMetabolizëmMetabolizëm
Njoftime Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
    • Shëndeti nënës dhe fëmijes
    • Veganizëm
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
    • Akupunturë
    • Herbalizëm
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
    • Video
    • Podkast
    • Histori
    • Business
  • Blog
  • Abonohu
  • Profili im
  • Artikujt e mi
  • Artikujt te ruajtura
  • Historiku i leximeve
Search
Duke lexuar: FIKSIMI PËR TË RËNË NË PESHË INICION DEPRESIONIN?! PASOJAT E URISË EMOCIONALE
Shpërndaje
MetabolizëmMetabolizëm
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
  • Blog
  • Abonohu
Search
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
    • Shëndeti nënës dhe fëmijes
    • Veganizëm
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
    • Akupunturë
    • Herbalizëm
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
    • Video
    • Podkast
    • Histori
    • Business
  • Blog
  • Abonohu
Keni një llogari ekzistuese? Hyr
Na Ndiqni
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy & Policy
© 2024 Metabolizem.com All Rights Reserved. Development by webpro.al
Metabolizëm > Shendeti mendor > FIKSIMI PËR TË RËNË NË PESHË INICION DEPRESIONIN?! PASOJAT E URISË EMOCIONALE
Shendeti mendor

FIKSIMI PËR TË RËNË NË PESHË INICION DEPRESIONIN?! PASOJAT E URISË EMOCIONALE

Redaksia
Përditësimi i fundit: 16 Maj, 2024 5:19 pm
Redaksia
1 vit më parë
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga: RUDINA KOROMANI

Çrregullimi depresionit të çon në ulje apo shtim peshe? Ndryshimet e vazhdueshme në peshë (ulje –ngritje) ndikojnë në zhvillimin  e profileve të çrregullimit të humorit? Fiksimi për të rënë në peshë a inicion depresionin? Rreth 280 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me depresion (OBSH) dhe kjo shifër është shumë herë më e madhe kur marrim parasysh individët e padiagnostikuar zyrtarisht.

Depresioni si çrregullim psikologjik prek të gjitha grupmoshat, prej të cilëve 1.9 milionë raportohen fëmijë të moshës 3 deri në 17 vjeç (2023). Mes faktorëve biologjikë e socialë, prevalenca e  depresionit shihet më e lartë tek gratë për arsye të shumta: të përfshira më shumë emocionalisht në marrdhëniet dhe kujdesen në familjet e tyre, si dhe rrisku i luhatjeve hormonale në faza të ndryshme të jetës i bën ato kategori më vulnerabël në predipozitat për tu prekur nga çrregullimi.

Mes simptomave karakteristike të çrregullimit të Humorit (i njohur nga popullata si Depresioni): trishtimi, pashpresshmëria, pafuqishmëria, vetbesimi i ulët, mungesë dëshire e motivimi për të bërë gjëra e për personat përreth, ndryshime të theksuara në oreks , izolim social si dhe  mendime e veprime suicidale….simptoma e NDRYSHIMEVE NË TË USHQYER po bëhet gjithnjë e më shumë e rëndësishme në aspektin klinik (shtimi i rasteve me diagnozën e çrregullimit të humorit), kjo dhe për shkak të trendeve moderne të Imazhit perfekt që trumpetohen gjerësisht.

 Siç e përmënda dhe më lart, ndryshimet në oreks është një prej simptomave të depresionit, ku studiuesit  dallojnë dy lloje:

1- Simptomat e tipit 1 përfshijnë humbjen e oreksit, humbje peshe, pagjumësi dhe mendime vetëvrasëse.

2- Simptomat e tipit 2 përfshijnë rritje të oreksit dhe shtim në peshë, ndjenjën e rëndimit në gjymtyrë, përgjumje të tepërt gjatë ditës dhe profil të dobët metabolik. Duke qënë se  ushqyerja është një komponenet i rëndësishëm në këtë profil klinik, pasi ndikon në përkeqësimin fizik të individit, studiuesit kanë kryer studime të shumta për të hetuar lidhjet dhe ndikimin në prognozën e çrregullimit.

Si humbja ashtu edhe shtimi i oreksit janë simptoma të vërejtura në çrregullimet depresive, ndonëse shtimi i oreksit është vërejtur gjithnjë i rrallë. Në vitet 1950 dhe 1960 , sipmtoma e uljes së oreksit në individët me çrregullimet e depresionit ishte tipike, problematikë që shoqërohej  më vonë me ulje të peshës.

Ajo që vihet re  sot për këtë simptomë (të depresionit) konstatohet e kundërta. Studimet po tregojnë se shihet shtim në peshe gjithnjë e më shumë tek individët e diagnostikuar me depresion. Një studim i Werner A.M. et.al, 2023, i kryer me 12 mijë individë (në Gjermani), gjeti se gjatë 5 viteve, shtimi në peshë ishte më i shpeshtë se humbja e peshës (19,8 % kundrejt 12,4 %). Gratë kishin më shumë ndryshim në peshë (fitim dhe humbje) sesa burrat. Studiuesit gjermanë gjetën se Depresioni parashikonte shtimin në peshë më shumë sesa humbje peshe.

Cila është arsyeja??

Një nga arsyet, sipas studiuesve, shihet rritja e konsumit të “ushqimit të gatshme”, e pasur me sheqerna dhe yndyra jo të shëndetshme, ajo që quhet “ngrënia emocionale”. Një shpjegim i mundshëm mund të jetë dhe disponueshmëria gjithnjë e më e lartë e ushqimeve gjysëm të përpunuara në markete dhe përpjekja për të rregulluar përvojat negative emocionale me konsumimin e ushqimeve me shumë sheqerna e yndyrna  për të stimuluar një përgjigje të shpejtë të dopaminës në tru (Privitera et al., 2013). Mos harrojmë dhe faktin që lidhet me stilin modern të jetesës: Ngrënia në fast food-e/restorante – ku kontrolli i yndyrnave të këqia del jashtë kontrollit.

Duhet bërë një diferencim: tek adoleshentët e diagnostikuar me çrregullimin e depresionit shihet humbje e konsideruar e peshës ndërsa tek adultët shihen edhe ulje në peshë edhe shtim/ ku lloji i stresorit që ka shkaktuar gjëndjen duket se bën diferencën. 

Lëvizjet në peshë rrisin shanset për stres psikologjik në krahasim me peshën e qëndrueshme Brown et al. (2021) krahasuan dy grupe femrash të reja australiane të lindura ndërmjet viteve 1989 dhe 1995 (milenianët) me femra të lindura midis viteve 1973 dhe 1978. Pesha mesatare dhe shtimi vjetor i peshës ishin më të larta tek mijëvjeçaret. Në të dy grupet, mosha më e ulët, edukimi dhe aktiviteti fizik u shoqëruan me shtimin në peshë. Midis milenianeve, faktorë shtesë u gjetën duhanpirja e dikurshme ose aktuale, stresi i lartë dhe diagnoza e depresionit (Broën et al, 2021).   

Janë përshkruar lidhje të shumta psikosociale, sjellore dhe biomjekësore midis depresionit dhe obezitetit. Nga pikëpamja psikologjike, përpjekjet e pasuksesshme për uljen e qëndrueshme të peshës mund të pengojnë vetëvlerësimin, duke rritur rrezikun për depresion. Për më tepër, mbipesha dhe obeziteti mund të përjetohen si një stigmë me një trup dhe imazh negativ për veten Gratë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj efekteve të stigmës së peshës dhe kanë më shumë gjasa t’i nënshtrohen stereotipeve, paragjykimeve dhe diskriminimit (Brewis, 2014; Gupta et al., 2020).  

 Ndryshimi i shpeshtë i peshës përgjatë jetës duket se parashikon më mirë incidencën e simptomave të depresionit sesa një ndryshim i vetëm i peshës, veçanërisht në pleqëri. Një meta-analizë e fundit i Jung SJ, et.al 2017, gjeti se nënpesha dhe obeziteti rrisin rrezikun e depresionit dhe lidhja midis mbipeshës dhe depresionit ndryshonte sipas gjinisë. 

Ndryshimet e rëndësishme të peshës ndodhin shpesh në moshën e mesme deri në moshën madhore, si rezultat i një ndërveprimi kompleks të faktorëve psikosocialë dhe biomjekësorë. Lidhjet me moshën, gjininë, sëmundjet somatike dhe sjelljen shëndetësore (p.sh. ndërprerja e duhanit) ofrojnë informacion të rëndësishëm për parandalimin e ndryshimit të pafavorshëm të peshës. 

Ndryshimi i simptomës së oreksit (tek të rriturit) duket të jetë i njëkohshëm me rritjen e vazhdueshme të obezitetit në shumë popullata. Në mbarë botën, 39% e njerëzve ishin me para-obezitet/ mbipeshë) dhe 13 % me obezitet (Organizata Botërore e Shëndetësisë WHO, 2021). 

Duke parë sjelljen dhe faktorët biomjekësorë, depresioni shihet i shoqëruar me sjelljen sedentare dhe pirjen e duhanit (Beutel et al., 2019, Beutel et al., 2019b; Williamson et al., 1991). Anketa Kombëtare e Ekzaminimit të Shëndetit dhe Ushqyerjes (NHANES), tregoi se  ndërprerja e duhanit u shoqërua me një shtim mesatar në peshë prej 2.8 kg te meshkujt dhe 3.8 kg te femrat.  

Disa studime gjithashtu sugjerojnë një lidhje të mundshme midis kequshqyerjes dhe depresionit. Kjo lidhje mund të ndihmojë në shpjegimin e faktit se pse shumë njerëz me çrregullime të të ngrënit kanë gjithashtu depresion. Kur anashkalohen vaktet apo kufizohen kaloritë në mënyrë drastike – qoftë për shkak të një çrregullimi të të ngrënit qoftë për një arsye tjetër, si pasiguria ushqimore apo mungesa e aksesit në ushqime – truri dhe trupi nuk marrin energji të mjaftueshme për të funksionuar siç duhet, duke shkaktuar simptoma si humbja e energjisë. lodhje dhe humor të ulët.

Siç kuptohet nga gjetjet studimore, ndryshimet në oreks (peshë) janë të lidhura ngushtësisht me njëra tjetrën e ndajnë mes tyre pasoja të rëndësishme psikologjike në terma aftgjatë dhe afatshkurtër të mirqënies.

Ndërsa shumica e individëve luftojnë sot me sfidat e një  imazhi të një trupi sa më perfekt,  kini parasysh të mos harroni asnjëherë se Shendeti juaj është më i rëndësishëm se Imazhi me kilogramët perfekt.

 Nëse shqetësimet mbi imazhin trupor marrin vëmëndjen maksimale të mendimeve tuaja ose nëse ndërhyjnë në aftësinë tuaj për të shijuar kohë me miqtë/ familjen dhe  përfshirjen në aktivitete të domosdoshme sociale/jetësore – merrni në konsideratë takimin me një psikolog për të kuptuar rrënjët e fiksimit tuaj.  Nëse konstatoni tek vetja apo miqtë tuaj shqetësim të tepruar/ dëshpëruar mbi imazhin trupor, merrni në konsideratë se këto shqetësime ndikojnë drejtpërdrejt në marrdhëniet tuaja (të cilave nuk u jepni vëmëndjen e merituar)  e rrjedhimisht duke ndikuar negativisht në lumturinë tuaj.

Përgatiti: Rudina Koromani, psikologe klinike

Ju gjithashtu mund të Lexoni

Çrregullimet e personalitetit (Sindroma kufitare border-line)

MENDON SE E NJEH VETEN?! 9 SIMPTOMAT QË TREGOJNË TË KUNDËRTËN

“FEMRAT AUTIKE”, ZBULONI 13 SHENJAT E ÇUDITSHME QË FSHIHEN TEK GRATË

NUK FLINI DOT? PËRDORNI MELATONINËN NATYRALE QË NUK KUSHTON ASNJË LEK…

BOLL MË ! TI KE NEVOJË PËR NJË JETË TË RE…

Ndani këtë artikull
Facebook Email Printo
A ju pëlqeu Artikulli?
Love0
Sad0
Happy0
Sleepy0
Angry0
Dead0
Wink0
Artikulli i mëparshëm INFEKSIONET URINARE, 12 TRAJTIME NATYRALE QË ZHDUKIN BAKTERET
Artikulli i rradhës HITHRAT KUNDËR DHIMBJEVE TË KYÇEVE/MËSONI SI TI KTHENI NË ILAÇ
Lini një koment

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Merni në kohë reale të gjitha publikimet e reja drejt e në adresën tuaj të emailit

S’dërgojmë mesazhe të padëshiruar! Për më tepër të dhëna, lexoni 1 rregullat tona të privatësisë.

Subscribe u krye me sukses Kontrolloni emailet tauja ose dosjen Spam të emaileve të padëshiruara, që të ripohoni pajtimin tuaj si Subscriber.

Na ndiq ne social

55kLike
22.1kFollow
2.1kSubscribe
30.3kFollow

Merni në kohë reale të gjitha publikimet e reja drejt e në adresën tuaj të emailit

S’dërgojmë mesazhe të padëshiruar! Për më tepër të dhëna, lexoni 1 rregullat tona të privatësisë.

Subscribe u krye me sukses Kontrolloni emailet tauja ose dosjen Spam të emaileve të padëshiruara, që të ripohoni pajtimin tuaj si Subscriber.

 

Më të lexuarat

STRESI: ‘Vrima e zezë’ e shëndetit dhe mënyrat më efektive për lehtësimin e tij!
Podkast
𝐋ë𝐧𝐠u më i fuqishëm se çdo 𝐀𝐧𝐭𝐢𝐛𝐢𝐨𝐭𝐢𝐤
Herbalizem Nutricion
Si të përgatisni vajin e kastravecit dhe për cfarë shërben
Keshilla FALAS
Një mënyrë e fshehtë e fshehtë për ta bërë sheqerin të duket i shëndetshëm
Nutricion
Manteli i zonjës, çfarë është dhe si përgatitet “çaji i mitrës së lumtur”?
Keshilla FALAS

Kontakt

Tiranë , 2001, Albania
info@metabolizem.com
Forgot Password?
© 2025 Metabolizem.com. Development by webpro.al
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy & Policy
Mirë se vini!

Hyni në llogarinë tuaj

Username ose adresa e emailit
Passwordi

Keni harruar Passwordin?

Nuk jeni anëtar? Regjistrohu