Fasulet e kuqe të pasura me fibra, orizi kaf me kokërr të plotë dhe gjoksi i pulës i gatuar në tigan, janë gati në vetëm 20 minuta.
Përbërësit
Gjoks pule pa lëkurë, pa kocka, i prerë në copa
¼ lugë çaji kripë
¼ lugë çaji piper i zi i bluar
1 luge vaj ulliri
¾ filxhan piper jeshil i grirë trashë
½ filxhan qepë të copëtuar
2 thelpinj hudhre te grira
1 filxhan fasule të kuqe të ziera (ose te gatshme)
Oriz kaf i zier
½ lugë çaji qimnon i bluar
¼ filxhan koncentrat pule
¼ lugë çaji piper i zi
E spërkasim pulën me kripë dhe piper të zi. Në një tigan të madh, ngrohni vajin në nxehtësi mesatare. Shtoni pulën, piperin e ëmbël, qepën dhe hudhrën; gatuajeni dhe përzieni për 8 deri në 10 minuta ose derisa pula të mos jetë më rozë dhe perimet të jenë të buta.
Përzieni fasulet, orizin, lëngun e mishit, qimnonin dhe 1/4 e lugës së çajit piper në përzierjen e pulës në tigan. Shërbejeni me copa lime. Nëse dëshironi, spërkatni me piper të kuq shtesë.
Faktet e të ushqyerit (për racion)
Kalori 272
Yndyrë 5 g
Karbohidrate 30 g
Proteina 25 g
Marrë nga: Eatingwell.com