Nga AMADEA STEFA
Pesë mijë vite më përpara Kanuni i Perandorit të Verdhë, që është një tekst i lashtë autoritativ i Mjeksësisë Tradicionale Kineze, thotë: Nëse enegjia lëviz, njeriu është i shëndetshëm, nëse energjia është e bllokuar, njeriu sëmuret.
Në botën perëndimore, shkaqet e sëmundjeve janë bakteret, viruset, parazitët, stresi, traumat, defektet fizike në organet si zemra, disbalancat biokimike në tru, faktorët mjedisorë dhe faktorët gjenetikë.
Por, ka edhe shkaqe të tjera ku në Mjekësinë Tradicionale Kineze shkaqet e sëmundjeve janë:
Disbalanca e Yin & Yang ose e 5 Elementeve –Druri, Zjarri, Toka, Metali dhe Uji.
Sistemet, organet dhe indet mund të kategorizohen nga këto Elemente të cilat ndërlidhen dhe ndërvaren. Pra, nëse ato janë të balancuara, individi është i shëndetshëm, dhe nga ana tjetër, nëse balanca humbet, individi sëmuret.
Për ta thënë ndryshe 4 shkaqet e sëmundjeve sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze konsiderohen:
1. Bllokimet në materie
2. Bllokimet në energji
3. Bllokimet në mendje
4. Bllokimet në informacion
Dhe me këto 4 kategorizime, mund të shohim shumë qartë se përse ne sëmuremi.
Çfarë është Meditimi Tao dhe si ndihmon në Parandalimin ose Transformimin e Bllokimeve?
Meditimi Tao është një praktikë dhe teknikë e lashtë që i ka rrënjët nga kultura dhe tradita të ndryshme dhe është e njohur në të gjithë botën për benefitet e pafundme që sjell. Meditimi përfshin përqëndrimin e mendjes duke eliminuar mendimet për të arritur një gjendje qetësie dhe qartësie, për të transformuar informacionin negativ në informacion pozitiv, për të ndihmuar energjinë e trupit të lëvizë lirshëm nga brenda dhe jashtë, ku të gjitha këto sjellin pastaj zhbllokime në materie, që është trupi ynë fizik dhe shëndeti.
Për shembull, një nga avantazhet kryesore të meditimit është ulja e stresit, e ankthit dhe depresionit. Individi mund të ulë nivelet e tij të stresit, të çlirojë ankthint, të përmirësojë përqëndrimin, të nxisë stabilitetin emocional dhe mirëqenien fizike dhe mendore, duke i përkushtuar kohë zbrasje së mendjes dhe fokusit të të brendshëm.
Integrimi i meditimit në jetën tonë të përditëshme mund të bëhet duke i kushtuar disa minuta çdo ditë për të praktikuar, qoftë në mëngjes për të nisur ditën me qartësi, qoftë në darkë për tu çlodhur. Nëse medimi bëhet pjesë e rutinës sonë mund të ndikojë ndjeshëm për një stil jetese më të shëndetshëm dhe më të balancuar.
Ju tregoj si të praktiktojmë Meditimin?
Ka dy mënyra që quhen Stili i Hapur dhe Stili i Mbyllur.
Në Stilin e Hapur, qëllimi apo fokusi i mendjes është jashtë trupit. Mbyllni sytë dhe vizualizoni hënën. Imagjinoni hënën në qiell, midis yjeve. Një Hënë e bukur e plotë dhe ti mund ti flasësh asaj:”I dashur shpirti, mendja dhe trupi i hënës, ju dua shumë. A mund të më japësh një bekim? Të jam shumë mirënjohës”. Dhe vazhdo, vizualizo hënën që tani është aq e madhe dhe afër teje gati për ta prekur. Ndjej dritën e hënës që rrezaton në trupin dhe fytyrën tënde. Me këtë shembull, ju vizualizoni hënën, por imazhet qëndrojnë jashtë trupit. Në të njëjtën formë, ju mund të vizualizoni një pyll, një det, diellin, lulet, etj, por imazhet mbeten jsahtë trupit. Ky lloj stili është shumë kreativ dhe aktiv.
Në Stilin e Mbyllur, mendja fokusohet brenda trupit ose në një pjesë të caktuar të trupit. Ju mund të vizualizoni dhe të fokusoheni në pesë qendrat kryesore energjetike, chakrat, organet e brendshme, sistemet ose qelizat.