Mjekët kanë zbuluar arsyen pse nuk duhet të lajmë kurrë mishin e pulës! Ne rrezikojmë veten dhe të afërmit kur thjesht marrim mishin e pulës dhe e lajmë në lavaman, duke besuar se po bëjmë gjënë e duhur.
Prandaj, konsumatorët paralajmërohen të mos lajnë mishin e pulës të papërpunuar pasi kjo praktikë në fakt rrit rrezikun e helmimit nga ushqimi.
Një sondazh online, në të cilin morën pjesë 4500 të rritur nga Britania e Madhe, zbuloi se 44% e tyre e lanë mishin përpara se ta gatuanin.
Sipas të dhënave, mishi i pulës nuk duhet larë sepse rrit rrezikun e ndotjes në kuzhinë.

Piklat e ujit që bien në kontakt me mishin e pulës mund të shpërndajnë baktere të rrezikshme siç është Salmonela, jo vetëm në lavaman e banak të kuzhinës, por edhe në mjetet e gatimit.
Nëse këto të fundit nuk pastrohen mirë, atëherë këto sipërfaqe mund të shpërndajnë bakteret në ushqime të tjera dhe të nxisin helmimin.
Uji Nuk I Vret Bakteret e Mishit të Pulë

Sipas ekspertëve, uji nuk i eliminon bakteret në lëkurën e mishit të pulës.Në momentin kur ky i fundit bie në kontakt me mishin, bakteret përhapen në lavaman, duar, rroba dhe kuzhinë.Bakteret që shkaktojnë sëmundje mund të përhapen deri në një metër distancë nga lavamani.
Pjesa më e rrezikshme është se bakteret nuk shihen me sy të lirë.
Ndaj është e pamundur për një amvisë që të pastrojë hapësirat e kuzhinës siç duhet.
Në këtë mënyrë, rreziku i sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet dhe bakteret është më i lartë.
Mënyra Më e Mirë e Përpunimit Të Mishit Të Pulës
Bakteret që ndodhen tek lëkura e mishit të pulës shkatërrohen menjëherë sapo ekspozohen në temperatura të larta.Mishi i pulës duhet gatuar në temperaturë më të lartë se 80 gradë në mënyrë që të shkatërrohen të gjitha bakteret.
Si Të Sterilizoni Ambientet e Gatimit
Ekspertët sugjerojnë që të përdorni një pëzjerje sodë buke dhe limon.
Me këtë solucion ju mund të fërkoni të gjitha ambientet e gatimit për një pastrim sa më të mirë. Pas prekjes së mishit të gjallë, duhet të lani duart menjëherë që të shmangni përhapjen e baktereve.