By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Prano
MetabolizëmMetabolizëmMetabolizëm
Njoftime Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
    • Shëndeti nënës dhe fëmijes
    • Veganizëm
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
    • Akupunturë
    • Herbalizëm
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
    • Video
    • Podkast
    • Histori
    • Business
  • Blog
  • Abonohu
  • Profili im
  • Artikujt e mi
  • Artikujt te ruajtura
  • Historiku i leximeve
Search
Duke lexuar: A E DINIT? BARKU YNË KA ‘TRU’. AI VENDOS PËR SËMUNDJET QË DO VUANI!
Shpërndaje
MetabolizëmMetabolizëm
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
  • Blog
  • Abonohu
Search
  • Kreu
  • Këshilla FALAS
  • Nutricion
    • Shëndeti nënës dhe fëmijes
    • Veganizëm
  • Shëndeti mendor
  • Meditim
  • Fizioterapi
  • Holistik
    • Akupunturë
    • Herbalizëm
  • Receta Gatimi
  • Të Tjera
    • Video
    • Podkast
    • Histori
    • Business
  • Blog
  • Abonohu
Keni një llogari ekzistuese? Hyr
Na Ndiqni
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy & Policy
© 2024 Metabolizem.com All Rights Reserved. Development by webpro.al
Metabolizëm > Nutricion > A E DINIT? BARKU YNË KA ‘TRU’. AI VENDOS PËR SËMUNDJET QË DO VUANI!
Nutricion

A E DINIT? BARKU YNË KA ‘TRU’. AI VENDOS PËR SËMUNDJET QË DO VUANI!

Redaksia
Përditësimi i fundit: 27 Prill, 2024 12:51 pm
Redaksia
1 vit më parë
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga HYRIDA BASHA

Trupi ynë bashkëjeton me triliona baktere, viruse dhe kërpudha. Kolektivisht këto quhen mikrobioma. Bakteret dhe mikrobet në zorrën tonë ndihmojnë tretjen e ushqimeve dhe mbështesin sistemin tonë imunitar, po aq zemrën, shëndetin e trurit etj.

Disa prej tyre janë të lidhura speifikisht me disa sëmundje, pjesa tjeter lidhet me funksione të ndryshme të trupit. Mikrobioma nuk është vetëm në zorrë, ajo është e përhapur në lëkurë, rrugët e frymëmarrjes, mushkëri, organe genitale.

Më shumë kemi baktere sesa qeliza. Pra kemi rreth 40 trilion qeliza bakteriale ndërkohë që janë rreth 30 trilion qeliza humane. Në këto 40 trillion baktere ka mbi 1000 lloje të ndryshme në zorrë.

Nëse i peshojmë këto arrijnë peshën 1-2 kg, aq sa praktikisht peshon truri. Pra ato funksionojnë si një organ në trupin tonë duke luajtur rol thelbësor në shëndet. Njeriu është përshtatur të jetojë me këto baktere për miliona vjet, e po ashtu nga ana tjetër këto baktere kanë mësuar të luajnë rol të rëndësishëm. Mikrobioma e zorrës është më e rrezikuara për hir të ushqimeve që konsumojmë. Ato janë aktive që në momentin e lindjes tonë.

Ka studime që tregojnë se ne takohemi me bakteret që në mitër. Një takim i parë konsiderohet dhe ai gjatë procesit të lindjes nëpërmjet kanalit të lindjes.

Gjatë rritjes, mikrobioma fillon të diversifikohet duke prodhuar tipe të ndryshme bakteresh. Sa më e lartë llojshmëria e baktereve aq më e shëndetshme konsiderohet.

Ja disa mënyra sesi mikrobioma gjatë diversifikimit ndikon në organizmin tonë:

Tretjen e qumështit të gjirit. Disa baktere menjëherë rriten në zorrën e bebit dhe quhen Bifidobactere. Këto baktere tresin dhe shpërbashkojnë sheqernat që gjenden në qumështin e nënës në mënyrë natyrale dhe janë sheqerna të rëndësishëm për rritjen.

Tresin fibrat. Bakteret e bëjnë këtë process duke prodhuar acide yndyrore varg shkurtër që janë shumë të rëndësishme për zorrën. Fibrat ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës, diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe kancerin.  

Ndihmojnë sistemin imunitar. Duke komunikuar me qelizat imunitare, zorra mund të kontrollojë tupin në përgjigjet ndaj infeksioneve.

Ndihmon shëndetin e trurit. Studime të shumta kanë treguar se mikrobioma intestinale ka një kontroll të madh në Sistemin Nervor Qendror i cili sigurisht ndikon në funksionet e trurit. Disa baktere prodhojnë kimikate që quhen neurotransmetues. Serotonina është një neurotransmetues antidepresiv që kryesisht prodhohet në zorrë. Po ashtu zorra, fiziologjikisht, është e lidhur me miliona nerva. Mikrobioma kontrollon mesazhet që përcillen në tru nga nervat.

    Nga studimet është treguar se njerëz me probleme të ndryshme psikologjike kanë specie të ndryshme bakteresh në zorrë krahasuar me njerzit e shëndetshëm.

    Kontrollon peshën. Një disbalancë e baktereve të shëndetshme me ato të pashëndetshme quhet disbiozë dhe kontribuon në rritje të peshës. Studime janë bërë edhe në mikrobiomën e binjakëve dhe është vënë re se sigurisht mikrobioma është e ndryshme ndaj mund të ndodh se njëri prej binjakëve mund të jetë obez e tjertri jo. Kjo tregon se diferencat në mikrobiomë nuk janë genetike.

    Luan rol edhe në sëmundjen e zorrës së irrituar (IBS) dhe sëmundjen e zorrës së inflamuar (IBD). Fryrjet, dhimbjet, krampet abdominale që këto sëmundje shkaktojnë, vijnë për hir të disbiozës.

    Mikrobet prodhojnë gaz dhe kimikate të tjera të cilat sjellin për pasojë parehati intestinale. Disa Bifidobactere dhe Lactobacille të cilat gjenden në probiotik dhe kos, ndihmojnë dhe parandalojnë sëmundje të zorrës.

    Ndihmon shëndetin e zemrës. Një studim i kryer në 1500 njerëz theksoi se mikrobioma e zorrës luan rol thelbësor në rregullimin e kolesterolit HDL që konsiderohet i mirë dhe quhet lipoproteinë me densitet të lartë si edhe të triglicerideve. Disa specie të pashëndetshme në zorrë rrisin shanset për sëmundje të zemrës duke prodhuar trimethylamine N-oxide (TMAO), një kimikat I cili bllokon arteriet duke stimuluar atak kardiak. Disat ë tjera konvertojnë kolinën dhe L-karnitinën, elementë që gjenden në mishin e kuq dhe ushqime shtazore, në TMAO duke rritur rriskun për sëmundjet të zemrës.

    Ndihmon dhe parandalon diabetin. Kontrollojnë sheqerin në gjak. Në një studim me 33 foshnja të cilat kishin risk të lartë genetik për të zhvilluar diabet të tipit 1, u vu re se diversiteti i mikrobiomës ulej drastikisht para zhvillimit të këtij tipi diabeti ndërkohë që zhvilloheshin lloje bakteresh të pashëndetshme.

    .

    Ju gjithashtu mund të Lexoni

    ANEMIA NGA MUNGESA E HEKURIT/SHKAQET E FSHEHURA DHE KËSHILLA NATYRALE

    Përfitimet e baktereve të zorrëve: Si të përmirësoni shëndetin e tretjes nga brenda…

    SHMANGNI SARDELET ME VAJ SOJË

    KOLITI ULÇEROZ DHE KAPSLLËKU/KËSHILLA SESI TA MENAXHONI KËTË SITUATË

    Ushqimet më të mira kundër rudhave

    Ndani këtë artikull
    Facebook Email Printo
    A ju pëlqeu Artikulli?
    Love1
    Sad0
    Happy0
    Sleepy0
    Angry0
    Dead0
    Wink0
    Artikulli i mëparshëm PO KËRKONI NJË TRAJNER SHËNDETI? NËSE NUK IU BËN KËTO PYETJE MOS I BESO!
    Artikulli i rradhës Supë me pulë, spinaq dhe pesto borziloku…
    Lini një koment

    Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

    Recipe Rating




    Merni në kohë reale të gjitha publikimet e reja drejt e në adresën tuaj të emailit

    S’dërgojmë mesazhe të padëshiruar! Për më tepër të dhëna, lexoni 1 rregullat tona të privatësisë.

    Subscribe u krye me sukses Kontrolloni emailet tauja ose dosjen Spam të emaileve të padëshiruara, që të ripohoni pajtimin tuaj si Subscriber.

    Na ndiq ne social

    55kLike
    22.1kFollow
    2.1kSubscribe
    30.3kFollow

    Merni në kohë reale të gjitha publikimet e reja drejt e në adresën tuaj të emailit

    S’dërgojmë mesazhe të padëshiruar! Për më tepër të dhëna, lexoni 1 rregullat tona të privatësisë.

    Subscribe u krye me sukses Kontrolloni emailet tauja ose dosjen Spam të emaileve të padëshiruara, që të ripohoni pajtimin tuaj si Subscriber.

     

    Më të lexuarat

    STRESI: ‘Vrima e zezë’ e shëndetit dhe mënyrat më efektive për lehtësimin e tij!
    Podkast
    𝐋ë𝐧𝐠u më i fuqishëm se çdo 𝐀𝐧𝐭𝐢𝐛𝐢𝐨𝐭𝐢𝐤
    Herbalizem Nutricion
    Si të përgatisni vajin e kastravecit dhe për cfarë shërben
    Keshilla FALAS
    Një mënyrë e fshehtë e fshehtë për ta bërë sheqerin të duket i shëndetshëm
    Nutricion
    Manteli i zonjës, çfarë është dhe si përgatitet “çaji i mitrës së lumtur”?
    Keshilla FALAS

    Kontakt

    Tiranë , 2001, Albania
    info@metabolizem.com
    Forgot Password?
    © 2025 Metabolizem.com. Development by webpro.al
    • Rreth Nesh
    • Kontakt
    • Privacy & Policy
    Mirë se vini!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Username ose adresa e emailit
    Passwordi

    Keni harruar Passwordin?

    Nuk jeni anëtar? Regjistrohu