Nga: HYRIDA BASHA
Obeziteti Gynoid (forma dardhë) është akumulimii tepruar i dhajmit në pjesën e poshtme të trupit, kryesisht në ije, vithe dhe kofshë.
Karakterizohen nga bel i hollë dhe vithe të gjera.

Faktorët për këtë akumulim janë:
Genetika: Disa individë kanë një predispozitë genetike të grumbullojnnë dhjam në pjesën e poshtme të trupit. Genet përgjegjëse dhe hormonet janë ato që vendosin për këtë situatë.
Faktorët hormonalë. Estrogeni luan një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e dhjamit, ndaj femrat kryesisht janë në formën dardhë të trupit dhe zhvillojnë obezitet gynoid.
Mosha: Me kalimin e moshës masa e dhjamit depozitohet në këtë zone.
Sedentarizmi nxit depozitimin e dhjamit.
Ushqyerja: Një dietë me shumë kalori e ushqime të procesuara nxit shtimin e peshës dhe depozitimin e obezitetit gynoid.
A ka rrisk për shëndetin?
Sigurisht, obeziteti gynoid, mund të bëhet shkak për sëmundje kronike
Diabeti i tipit 2
Sëmundje kardiovaskulare
Apne në gjumë, një situatë ku frymëmarrja ndërpritet në gjumë. Kjo sepse dhjami i tepërt krijon presion në rrugët e frymëmarrjes duke e bërë të vështirë procesin.
Probleme me kycet dhe mundësi për osteoartrit.
Kancer, kryesisht ovarian dhe gjiri.
Trajtimi
1.Modifikimi i ushqyerjes
2.Aktiviteti fizik
3.Obeziteti android (formë molle)

Karakterizohet nga grumbullimi i dhjamit në pjesën e sipërme të trupit, bark dhe gjoks. Kryesisht meshkujt kanë këtë formë trupi dhe obeziteti për shkak të testosteronit.
Të dy llojet e obezitetit janë të dëmshëm e shkaktojnë sëmundje, por obeziteti android është konsideruar më i rrezikshëm pasi dhjami i depozituar në bark është metabolikisht më aktiv dhe prodhon hormone të cilat rrisin inflamacionin dhe insulin rezistencën. Lidhet kryesisht me një anomali metabolike të lindur me kromozomin X.
Hyperinsulinemia dhe fluksi i lartë i acideve yndyrore vepron në mëlci dhe pankreas për të rritur insulino rezistencën dhe për të ulur prodhimin e insulinës. Të tjera anomali janë crregullime adrenokortikoide dhe steroideve seksuale apo mekanizmave të stresit.
Raporti android-gynoid
I referohet raportit të perimetrit të belit dhe atij të vitheve. Ky raport duhet të jetë <0.8 për femrat dhe <0.9 për meshkujt.
Ky raport na jep një informacion sesi është i shpërndarë dhjami në trup e cfarë rrezikojmë. Është një parametër shumë i rëndësishëm së bashku me përqindjen e masës dhjamore. Perimetër beli , mat në cm perimetrin e belit duke ndihmuar përcaktimin e masës dhjamore viserale e cila lidhet ngushtë me rriskun për diabet të tipit 2, Hipertension arterial, Dislipidemia, Sindrom metabolik dhe më pas kombinimin e sëmundjeve.
Meshkujt me perimetër mbi 94 cm dhe femrat me perimetër mbi 80 cm, kanë propabilitet dhe risk më të lartë për sëmundje.
Rekomandimet përfshijnë dhe matjet antropomorfike duke përfshirë dhe raportin perimetër beli-vithe si një vlerësim për shpërndarjen e dhjamit tek individi.