Nga: ALTIN JOKA/ Pjesë nga libri “Pse nuk po shërohemi?!”
Në botën e sotme me ritme kaq të shpejta, ngutja dhe nxitimi i jetës së përditshme shpesh marrin përparësi dhe rëndësia e shëndetit holistik neglizhohet aq shumë, madhe shpërfillet nga shumica e popullatës.
Së pari, duhet të kuptoni pse një qasje holistike ndaj shëndetit personal mund të çojë në një jetë më të plotë dhe më të gjallë, me më pak sëmundje dhe me një zgjidhje më të plotë.
Shëndeti holistik njeh marrëdhëniet komplekse midis aspekteve të ndryshme të jetës së një personi, duke përfshirë mirëqenien fizike, mendore, emocionale dhe shpirtërore. Kjo është filozofia e saj, duke e parë personin si tërësi dhe jo të fragmentarizuar, siç e shikon mjekësia alopatike, ku për kockat ka 5 specialitete dhe për një organ ndonjëherë 3 specialitete, ku shpesh mjekët nuk merren vesh me njëri – tjetrin në atë që i japin pacientit dhe ky i fundit shpërthen në një konfuzitet dhe nuk di si të veprojë.
Por a mund të zgjidhet kjo duke e fragmentarizuar sëmundjen?
A nuk është trupi ynë tërësor, kur dhemb një pjesë, shqetësohet i gjithë trupi?
Pra, shëndeti holistik synon të shikojë personin në tërësi dhe të identifikojë dhe adresojë shkaqet rrënjësore të problemeve shëndetësore, në vend që thjesht të adresojë simptomat.
Të ushqyerit e mendjes dhe edukimi i saj, është tejet i rëndësishëm në mjekësinë holistike.
Kjo përfshin praktikimin e ndërgjegjes, pjesëmarrjen në aktivitete që nxisin stimulimin mendor dhe inkurajimin e modeleve të mendimit pozitiv.
Teknikat si meditimi, falja, lutja, namazet dhe ushtrimet e frymëmarrjes, masazhi mund të ndihmojnë në uljen e stresit, përmirësimin e fokusit dhe përmirësimin e qartësisë së përgjithshme mendore.
Vajrat esenciale sjellin nje ndryshim rrënjësor, mënyra e larjes në dush, koha, temperatura e ujit, janë një nga faktorët e tjerë nën vazhdën e kujdesit naturopatik.
Një pikë e rëndësishme është të respektoni trupin tuaj, sepse kjo nuk ndodh sot (nga vëzhgimet që kam bërë). Edhe në rastet kur e bejmë, fokusohemi tek paraqitja e jashtme, këtë e quajnë respekt një pjesë e konsiderueshme e njerëzve.
Por, Shëndeti fizik është një tjetër gur themeli i mirëqenies së përgjithshme, jo paraqitja e jashtme, flokët, qerpikët dhe modelimet.
Më shumë sesa thjesht dietë dhe stërvitje, shëndeti holistik thekson rëndësinë e trajtimit të trupit tuaj me kujdes.
Kjo përfshin pushimin e mjaftueshëm, qëndrimin e hidratuar dhe aktivitetin e rregullt fizik që promovon forcën, fleksibilitetin dhe shëndetin kardiovaskular.
Shëndeti emocional luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj të përgjithshëm, pasi çështjet e pazgjidhura emocionale mund të shfaqen si simptoma fizike.
Zakonet si terapia në natyrë, udhëtimet, lëvizjet nëpër ambiente relaksimi, gjelbërimi dhe kalimi i kohës me të dashurit, mund t’i ndihmojnë individët të përpunojnë emocionet e tyre në një mënyrë të shëndetshme, duke rritur elasticitetin emocional dhe paqen mendore.
Dozat e dashurisë janë një nga çelësat e kësaj gjendjeje.
Shëndeti shpirtëror shpesh neglizhohet në shoqërinë moderne, madje mjekësia moderne as e ka në qëllimet e saj, as e përfill duke e shikuar trupin tonë si një trup mekanik, pa shpirt, por pikërisht ky, është një aspekt thelbësor i shëndetit holistik.
Kultivimi i ndjenjës së qëllimit dhe lidhjes me diçka më të madhe se ne, pavarësisht nëse është feja, apo besimet personale, mund të çojë në një ndjenjë të thellë përmbushjeje dhe harmonie të brendshme.
Ndaj jepini vetes një qëllim dhe besim!
Mjekësia moderne ka parimin mekanik të shërimit të sëmundjes, pa shikuar shkakun kryesor të sëmundjeve kronike.Trajtimi më efikas i shtyllës kurrizore nuk mund të përmirësojë efektet e këqija të një diete të paekuilibruar e cila përmban një sasi të tepërt të materialeve helmuese dhe ka mungesë të elementeve minerale ose kripërave organike të rëndësishme. Ashtu si me siguri që terapitë mendore dhe një dietë natyrore nuk mund të korrigjojë dëmtimet kockore të prodhuara nga dhuna e jashtme, po aq me siguri është e pamundur të shërohet çmenduria me lloj lloj ilaçesh.
Kjo për faktin se në shumë lloje të sëmundjeve, trajtimi manipulues në vetvete ka rezultuar i pamjaftueshëm për të dhënë rezultate të kënaqshme.
Eksperienca ka vërtetuar që kushtet mendore dhe emocionale ndikojnë pozitivisht në përbërjen kimike të indeve dhe sekrecioneve të trupit. Emocionet shkatërruese të frikës, shqetësimit, zemërimit, xhelozisë, hakmarrjes, zilisë, etj, në të vërtetë helmojnë lëngjet dhe indet e trupit. Kafshimi i një njeriu të zemëruar mund të shkaktojë helmim gjaku dhe të tregohet fatal si kafshimi i një qeni të çmendur. Frika, zemërimi ose ndonjë emocion tjetër shkatërrues i papritur në nënën gjidhënëse mund të shkaktojë sëmundje apo edhe vdekje të foshnjës.
Egoizmi, frika dhe shqetësimi tkurren dhe anullojnë enët e gjakut, fijet nervore dhe kanalet e tjera përmes të cilave forcat jetësore përcillen nga burimi më i brendshëm i jetës në pjesë dhe organe të ndryshme të trupit fizik. Rrjedha e rrymave të jetës pengohet dhe zvogëlohet.
Ndaj disa persona me të njëjtën sëmundje të rëndë vdesin më shpesjt se dikush tjetër në të njejtën fazë apo kushte. Kjo, sepse vdekja mund të rezultojë përmes bashkimit të indeve dhe mbylljes së rrymave të jetës.
Personi nuk vdes menjëherë nga frikërat, ankthet por sidoqoftë dridhjet e frikës dhe të shqetësimit, të mbajtura vazhdimisht, me siguri do të pengojnë dhe zvogëlojnë hyrjen e forcës jetësore, do të ulin vitalitetin dhe rezistencën ndaj shërimit.
Marrëdhënia e mendjes me qelizën duhet të jetë si ajo e një hipnotizuesi që duhet të nënshtrohet. Nëse mendja nuk do të mund të ushtronte një kontroll mbi qelizat dhe grupet qelizore, do të ishte e pamundur të ecnim, të flisnim, të shkruanim, të shmangim rrezikun, atëherë si mundet të fillohet proçesi shërimit?
A po e bën këtë mjekësia moderne, para një sëmundje apo tek një pacient?
JOOO!!!!
Madje, ka shtuar frikën nga sëmundjet, ka shtuar panikun për çdo gjë të vogël që shfaqet në trup, duke e rritur edhe më tepër ankthin, frikën tek një pacient.
Qelizat nuk janë në gjendje të arsyetojnë mbi të vërtetën ose jo të vërtetën e sugjerimeve që u janë përcjellë nga mendja, se janë në stres, një sërë procesesh ndodhin në atë kohë. Kështu, nëse mendja mendon vazhdimisht, për shembull, stomakun si të sëmurë keq, i paaftë për të bërë punën e tij siç duhet, imazhet mendore të dobësisë dhe sëmundjes me dridhjet e tyre shoqëruese të frikës, telegrafohen mbi nervat në qelizat e stomaku dhe këto dobësohen dhe sëmuren gjithnjë e më shumë përmes dridhjeve shkatërruese që u janë dërguar nga MENDJA.
Kështu ndodh me çdo sëmundje apo gjendje…
FRIKA ËSHTË VRASËSI MË I MADH!
Midis te tjerave, mirëqenia e trupit të njeriut në tërësi varet nga shëndeti i miliarda qelizave të vogla që e përbëjnë atë. Këto qeliza janë aq të vogla, saqë duhet të zmadhohen disa qindra herë nën një mikroskop të fuqishëm para se ti shohi. Megjithatë, ato janë qenie të gjalla të pavarura, që rriten, përvetësojnë ushqimin, shumohen dhe vdesin. Ato jetojnë 90 deri në 120 ditë.
Këto qeliza të vogla janë mbledhur në bashkësi që formojnë organet dhe indet e trupitë. Këto bashkësi duken si një qytet i madh, ku secili ka rolin e vet. Disa qeliza janë transportuese, duke sjellë materiale ushqimore në indet dhe organet ose duke përcjellë mbeturina dhe lëndë morbide në kanalet ekskretuese të trupit. Qelizat e tjera prodhojnë substanca kimike, të tilla si sheqeri, yndyrnat, fermentet, hormonet etj. Për prodhimin e të cilave njeriu ka ne trupin e tij fabrika te komplikuara. Megjithatë, të tjerët veprojnë si policë dhe ushtarë që mbrojnë komunitetin kundër baktereve, parazitëve dhe pushtuesve të tjerë armiqësorë.
Puna e mrekullueshme e kryer nga këta organizma të vegjël, si dhe vëzhgimet e bëra nën mikroskop, tregojnë fuqimisht se këto qeliza janë të pajisura me një lloj inteligjence individuale. Ato e bëjnë punën e tyre pa ndihmën tonë ose vullnetin e vetëdijshëm. Por, megjithatë, ato ndikohen shumë nga kushtet e ndryshme të mendjes. Ndërsa aktivitetet e tyre duket se kontrollohen nga sistemi nervor simpatik, ata qëndrojnë në komunikim direkt telegrafik me selitë në tru dhe çdo impuls i mendjes u përcillet atyre.
Nëse ka shqetësim dhe konfuzion në mendje, kjo gjendje transmetohet telegrafikisht mbi trungjet nervore dhe filamentet në çdo qelizë në trup, dhe si rezultat, këta punëtorë dhe ushtarë të vegjël bëhen të panikosur dhe të paaftë për të kryer me të drejtë detyrat e tyre të shumëfishta.
Sistemi qelizor i trupit i ngjan një ushtrie të gjerë. Mendja është gjenerali në krye të saj. Qelizat janë ushtarët, të ndarë në grupe për punë te veçanta.
Pjesa më e madhe e punës së një ushtrie kryhet përmes departamenteve të ndryshme të themeluara, siç janë zbuluesit, prapavija, spitalet, etj. Megjithse jeta dhe veprimtaritë e ushtrisë janë rregulluar aq mirë sa duken automatike, shumë varen nga komandantat. Proceset vitale të organizmit njerëzor, tretja, asimilimi, eleminimi, frymëmarrja, qarkullimi i gjakut, etj, zhvillohen pa vullnetin tonë, qofshim zgjuar apo në gjumë.
Këto aktivitete të pavullnetshme nxiten nga sistemi nervor simpatik, ndërsa funksionet vullnetare të trupit kontrollohen përmes sistemit nervor motorik.
Sidoqoftë, kjo ndarje nuk është e mprehtë dhe të dy departamentet shpesh mbivendosen me njëra-tjetrën.
Sistemi nervor simpatik i ngjan departamentit të komisariatit të ushtrisë, i cili kujdeset për mirëqenien materiale të ushtarëve, ndërsa sistemi nervor motorik, me seli në tru, korrespondon me komandantin me stafin e tij ekzekutiv, qendrat nervore në palcën kurrizore dhe pjesët e tjera të trupit janë oficerë vartës në terren.
Ndërsa mirëqenia fizike e ushtrisë varet nga puna pothuajse automatike e departamenteve të saj të ndryshme, mendja dhe shpirti i saj është njeriu që e komandon atë. Ai përcakton shpirtin, energjinë dhe efikasitetin e organizatës së gjerë.
Nëse komandantit të përgjithshëm i mungon depërtimi, forca dhe vendosmëria, disiplina e ushtrisë do të jetë e dobët dhe efikasiteti i saj do të dëmtohet shumë. Nëse ai është pa besim tek vetja dhe te kauza që përfaqëson, mungesa e guximit, dyshimi dhe pavendosmëria e tij do i komunikojnë të gjithë ushtrisë, duke rezultuar në dekurajim dhe humbje.
Këtu fillon tatëpjeta e shëndetit dhe nuk ka asnjë ilaç, mjek apo rrethanë ta kurojë atë sëmundje, nëse mendja nuk merr komandën ashtu siç duhet ta drejtojë këtë proçes.
Kur murtaja po pushtonte ushtrinë e Napoleonit, ai gjeneral i madh hyri në spitalet ku ishin shtrirë viktimat e murtajës, i mori përdore dhe bisedoi me ta. Ai e bëri këtë për të kapërcyer frikën në zemrat e ushtarëve të tij, për ti mbrojtur ata nga sëmundja e tmerrit.
Ai iu tha: – Një njeri, vullneti i të cilit mund të pushtojë botën, mund të mposhtë edhe murtajën!
Sa shumë ushtarë morën zemër, sa shumë u shëruan, u ngritën në frontin e luftës edhe të sëmurë, sepse ai ishte burim frymëzimi.
Në momentet kur beteja dukej e humbur, Napoleoni do të shkonte në frontin ku rreziku ishte më i madh; dhe nga pamja e thjeshtë e tij, ushtarët e ngushtë nën komandën e tij u frymëzuan në përpjekjen super-njerëzore dhe fitoren përfundimtare.
Për aq kohë sa e rrethonte shkëlqimi i pathyeshëm, Napoleoni ishte i tillë, sepse ai iu ngjallte ushtarëve të tij një besim dhe guxim të cilin asgjë nuk mund t’i rezistonte.
Por kur dinakëria e Ruseve ia theu fuqinë dhe i shkatërroi radhët e tij në stepat e lidhura me akull, magjia hipnotizuese u thye gjithashtu. Miqtë dhe armiqtë e kuptuan se, në fund të fundit, ai ishte vetëm një njeri, i nënshtruar ndaj rastësisë dhe rrethanave; dhe që nga ajo kohë ai ishte i prekshëm dhe pësoi disfatë pas disfate, sepse humbi qetësin dhe vetbesimi tij u lëkund.
Këtë shembull mos e harroni kurrë!
Sa njerëz e kanë kaluar sëmundjen në dukje e pashërueshme, duke qëndruar të fortë mendërisht dhe të qetë? Sa të tjerë, edhe pse me kurat më të mira, mjekët më të mirë, ushqimin më të zgjedhur, të goditur nga frika, sëmundja dhe asaj që do ndodhte më pas, nuk jetuan më?!
Ndaj integrimi i praktikave holistike në jetën tuaj të përditshme nuk duhet të jetë i vështirë sepse janë praktika që gjithë integriteti i tupit tuaj i pranon, janë më afër natyrales…….VAZHDON…