Nga: ALTIN JOKA
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) i përkufizuan probiotikët si mikroorganizma të gjallë që kanë përfitime shëndetësore kur konsumohen ose aplikohen në trup në sasi të mjaftueshme.Ato jane suplemente dietike që përmbajnë mikroorganizma të dobishëm veçanërisht baktere dhe maja.
Probiotikët mund të merren edhe nga ushqimet e përgatitura nga fermentimi bakterial. Psh. të tillë ushqimesh përfshijnë jogurtin, kimchi, kefir, lakër turshi, tempeh, miso, turshi dhe disa lloje djathi, duke mos harruar ujin e fermentuar të papirusit dhe uthullat..
Trupi ynë ka baktere të mira dhe të këqija. Ai është i mbushur me baktere të shëndetshme, por gjithashtu mund të ekspozohet ndaj baktereve të dëmshme. Probiotikët njihen si baktere të mira, miqësore dhe të shëndetshme. Antibiotikët vrasin bakteret si bakteret e mira ashtu edhe ato të këqija. Prandaj, probiotikët ndihmojnë në rivendosjen e baktereve të mira të humbura nga përdorimi i shpeshtë ose i zgjatur i ilaçeve antibakteriale.
Një ushtri shumë e specializuar bakteresh ekziston në vagine. Këto baktere janë gjithmonë në punë duke mbajtur pH të vaginës të ekuilibruar, të shëndetshëm dhe në rregull. Këto baktere luftojnë bakteret armiqësore dhe jo të shëndetshme.
Megjithatë, përdorimi i antibiotikëve mund të prishë këtë ekuilibër. Gjithashtu, një rritje e tepërt e mikroorganizmave të tjerë si bakteret dhe majaja mund të shkaktojë një cekuliber dhe të çojë në infeksione.
Atëherë mjekët shpesh japin medikamente për këtë gjendje…çmenduri e vertetë, ato probleme jane shtuar nga ilacet dhe ata vazhdojne për ta kuruar përseri me ilaçe?
Bazohuni tek disa probiotike si fillim:
Lactobacillus acidophilus është lloji më i zakonshëm i probiotikëve në serinë e baktereve të acidit laktik (LAB) për të mbajtur një ekuilibër të shëndetshëm vaginal dhe për të promovuar shëndetin vaginal.
Ekziston edhe Lactobacillus rhamnosus dhe Lactobacillus reuteri . Një studim i publikuar në revistën “Clinical Microbiology and Infection Journal” tregon se këto shtame ngjiten në sipërfaqet e epitelit vaginal duke e bërë më të vështirë rritjen e baktereve armiqësore. Kështu, ekuilibri vaginal ruhet.
Peroksidi i hidrogjenit, acidi laktik dhe bakteriocinat prodhohen nga Lactobacillus spp të cilat pengojnë rritjen e baktereve të dëmshme që shkaktojnë vaginozën bakteriale , një infeksion bakterial në vaginë.
Kapsulat, supozitorët vaginalë ose ushqimet probiotike mund të ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e pH të shtrembëruar vaginal dhe promovojnë shëndetin vaginal.
Një studim i kryer në vitin 2014 tregoi se konsumimi oral, si dhe administrimi vaginal i probiotikëve, ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e vaginozës bakteriale dhe një përmirësim të përgjithshëm të shëndetit vaginal.
Ndaj preferohen ushqime të plota për të plotësuar si burime probiotikësh. Kosi dhe kefiri që përmbajne kultura të gjalla është vërtetuar se jane një nga burimet më të mira të laktobacileve.
Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë probiotikë në një grua të shëndetshme, ka përfitime të mundshme pa rreziqe të njohura.
Po ashtu dhe një lumturi vaginale dhe një shëndet më të plotësuar.