Nga: HYRIDA BASHA
Nëse vuani nga artriti, disa ndryshime në ushqyerje mund të ulin ose reduktojnë komplikimet, kanë impakt në mirëqënie dhe cilësinë e jetës. Përpiqu të shmangësh:
1. Sheqernat e shtuara
Sheqernat që gjenden në karamele, pije të gazuara, akullore, salca të ndryshme, etj janë një arsye përse simptomat e artritit shtohen e acarohen. Në një studim që përfshiu 217 persona me RA u vu re se 20 ushqimet që përmbanin sheqerna përkeqësonin simptomat.
2. Mishi i procesuar dhe mishi I kuq
Disa kërkime shkencore tregojnë se mishi i kuq dhe mishi procesuar rrit inflmacionin dhe rrit simptomat e artritit. Përshembull, njerëzit që konsumojnë shumë mish të proçesuar dhe të kuq, kanë vlera më të larta të interleukin-6 (IL-6), C-reactive protein (CRP), dhe homocysteine.
Të gjithë këta janë shënjues në gjak për inflamacionin. Një studimi i vitit 2019 solli sërish në vëmendje se një dietë e bazuar në bimë më shumë sesa në prodhime shtazore, është më efektive sesa kur konsumojmë mish. Por mund të ndryshojë situata në konsumin e pulës apo peshkut.
3.Gluteni
Një protein e gjetur në drithëra duket se në disa individë të caktuar rrit inflamacionin. Theksojmë se gluteni nuk shkakton probleme, por këta individë kanë në zorrën e tyre baktere të pashëndetshme të cilat shihen në këto kushte. Gjithashtu është vënë re se individët celiac shoqërohen dhe me RA.
4. Ushqimet e ultra-proçesuara
Fast food, ushqimet shumë të pjekura me sheqerna , aditiv, konservantë etj kanë mundësi të rrisin inflamacionin .Nga një studim me 56 persona me RA, të cilët konsumonin shumë ushqime ultra të procesuar, u tregua se kishin rritje të riskut për diabet dhe sëmundje të zemrës.
6. Disa vajra vegjetalë
Dieta ushqimore të pasura me omega -6 por të varfra në omega -3, përkeqësojnë dhimbjet e gjunjëve dhe kyçeve. Omega -3 gjendet në vaj peshku, fara vajore, perime të gjelbërta.
7. Ushqime me sasi të lartë të kripërave
Karkalecat, disa djathra, mishi i proçesuar etj, janë ushqime me shumë kripë. Gjithashtu kripa është shkak dhe i zhvillimit të sëmundjeve autoimune.
8. Ushqime të larta ne AGE
Molekula të krijuara ndërmjet sheqernave dhe proteinave ose yndyrnave. Ato ekzistojnë në mënyrë natyrale në mishin e papërpunuar dhe formohet gjithashtu edhe gjatë disa metodave gatimi. Disa ushqime të tilla janë:
Bacon
Biftek zgare
Pulë e skuqur
Hot dog
Ushqimet e skuqura
Margarina
Majoneza
Kur AGE akumulohet në trup në sasi të larta, shkaktohet stres oksidativ duke nxitur progresin e sëmundjeve e kryesisht atyre me RA duke kaluar edhe në osteoartrit.