Njollat e salcës qofshin ato ragu, domate të freskëta apo ketchup nuk janë gjithmonë të lehta për t’u hequr qafe. Kjo për shkak të përbërësit yndyror që kanë brenda tyre.
Rregulli i parë është të veproni në njollë sa më shpejt të jetë e mundur. Ju e dini kur vishni këmisha, bluza apo fustane të bardha ose shumë të lehta, është pothuajse gjithmonë e pamundur të shmangni mundësinë e ndotjes.
Megjithatë, ato pika super të kuqe mund të hiqen me disa ilaçe shtëpiake që nuk kërkojnë blerjen e produkteve specifike të supermarketeve! Duhet të veprojmë menjëherë, sepse nëse njollat nuk trajtohen menjëherë, atëherë mund të jetë më e vështirë largimi i tyre.

Ka mënyra të ndryshme për të trajtuar njollat e salcës qofshin ato të freskëta apo të thata. Një nga metodat më të përdorura është ajo e qumështit. Është një nga metodat e ashtuquajtura të gjyshes, dhe kush nuk ka qumësht në frigorifer në shtëpi.
Ajo që duhet të bëni është të ngrohni qumështin. Pasi qumështi të jetë ngrohur mund ta derdhni në zonat që duhen trajtuar dhe më pas në ato të njollosura. Lëreni të veprojë për rreth 30 minuta përpara se të vazhdoni me larjen normale. Kjo metodë është gjithmonë e mirë sepse është e përshtatshme edhe për veshjet më delikate.

Mbajeni kete sekret, që të hiqni shpejt njollat e salcës nga rrobat tuaja.